Dita e Verës, një festë-maratonë në Tiranë
Të shtunën kremtohet 14 marsi, Dita e Verës. Bashkia e Tiranës i ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në atë që e kanë cilësuar si maratonë aktivitetesh festive. Tashmë është shpallur nga organizatorët platforma e 14 marsit dhe mbetet veçse shpresa për një ditë të bukur me diell, që do të ishte sfondi më i përshtatshëm për aktivitetet festive.
Festa do të fillojë të shtunën paradite në qendër të Tiranës, në sheshin "Skënderbej". Do të jenë këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana", prologu i saj. Më pas, akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojnë fëmijët e pranishëm, ndërsa Banda e Qytetit do të fillojë rrugëtimin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në shesh, qytetarët do të gjejnë edhe këndin e kulinarisë shtëpiake me gatime tradicionale të zonës, të cilat do të ofrohen për shijim, nga një grup amvisash të qytetit të Tiranës, bashkë me recetën e gatimit.
Lulishtja "Skënderbeu" do të jetë e gjitha e fëmijëve, që nga mesdita. Nuk do të mungojë muzika, këngët dhe vallet popullore, por i pranishëm do të jetë edhe libri, përmes projektit: "Të lindur për të lexuar".
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të kthehet në një panair argëtues, me kënde dhe çadra ku të Rinjtë e Rrjetit Rinor do të krijojnë një atmosferë krijuese dhe gazmore. Një vend të veçantë, do të ketë edhe prezantimi i botimeve nga shtëpitë botuese shqiptare. Ndërkohë, duke ecur poshtë në sheshin përpara Piramidës, një kuartet instrumental do të performojë nga ora 12:00 deri në 16:00. Në parkun "Rinia", Bashkia e Tiranës do të instalojë një sistem Karaoke, që i fton të gjithë të bëhen protagonistë të këngës.
Një risi në këto festime është projekti "Pasarela", që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të studentëve të modës. Pasarela do të vendoset para hotel "Rogner" dhe shou do të zhvillohet në oraret 11:00-12:00 e më pas nga ora 13:30 deri në 14:30. Publiku mund të ndjekë gjatë kësaj kohe parakalimin e 30 modeleve të reja, të cilat do të krijojnë një estetikë krejt të veçantë në bulevard.
Sheshi "Nënë Tereza" do të jetë hapësira për të gjithë të pasionuarit e Skateboard-it dhe Grafitit.
Të shtunën, zona e ish-Bllokut do të jetë "Rock-Euro-Zone", një pellg festiv, dedikuar muzikës rok dhe vlerave përbashkuese evropiane. Koncerti do të fillojë në orën 20:00, me grupe të muzikës rok dhe alternative, nga vende evropiane dhe grupe shqiptare. Skena do të vendoset në rrugën pedonale dhe në të do të ngjiten për të performuar disa grupe muzikore. Aktiviteti zhvillohet në bashkëpunim me ambasadat e huaja, të akredituara në Tiranë. Ky aktivitet do të jetë edhe epilogu i festimeve të Ditës së Verës 2009.