Skajola: Shqipëria nuk ka nevojë për nuklearin
Shqipëria nuk ka nevojë të ndërtojë një central nuklear, kur ka mundësi të tjera burimi të prodhimit të energjisë elektrike. Këtë qëndrim e jep, as më pak e as më shumë, ministri italian i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Klaudio Skajola, me të cilin qeveria shqiptare shpresonte mbështetjen mbi nuklearin. "Energjia nukleare ka shumë avantazhe që lidhen kryesisht mbi mjedisin. Interesi për këtë energji është rritur ndjeshëm nga vende të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet ta ndërtojnë centralin. Shqipëria ka burime të mëdha hidrike, si dhe alternativa të tjera të prodhimit të energjisë elektrike nga era ose me qymyr. Duhet të shihen mirë balancat dhe në këtë pikë, gjykoj se nukleari nuk është i nevojshëm. E rëndësishme është ngritja e sistemeve të interkonjeksionit, në mënyrë që energjia
elektrike të mos hasë pengesa në kalimin nga njëri shtet në tjetrin", u shpreh dje ministri italian i Ekonomisë, gjatë intervistës ekskluzive dhënë drejtorit të informacionit në "Top Channel", Sokol Balla. Skajola i është përgjigjur edhe pyetjes rreth projektit të ENEL për TEC-in me qymyr në Porto Romano të Durrësit. "Po, është e vërtetë. Qeveria italiane po negocion me palën shqiptare, duke marrë parasysh të gjithë komponentët e mundshëm. ENEL është kompani lider në tregun evropian të energjisë dhe ne jemi duke bërë lobing në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, pa mohuar se për këtë projekt po interesohen edhe kompanitë gjermane dhe greke", u shpreh Skajola. Ai shtoi se çështja e impaktit në mjedis nga TEC-i nuk është serioze, pasi ENEL operon me një teknologji të lartë. Ministri italian i Ekonomisë foli edhe për projektet e tjera energjetike të firmosura dje me homologun Genc Ruli. "Shqipëria shikohet si porta e Ballkanit për energjinë. Projektet e realizuara deri tani, si dhe ato që pritet të finalizohen në të ardhmen, do t‘i japin Shqipërisë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij sektori, duke pasur në konsideratë dhe linjat e interkonjeksionit, për të cilat shumë kompani italiane janë duke punuar për ndërtimin e tyre", vijoi Skajola. Duke folur për krizën ekonomike, ministri italian u shpreh me optimizëm se situata do të kalojë shpejt dhe se Italia do të dalë më e fortë, falë masave që po merrem.
Dje, ministri Ruli firmosi disa marrëveshje energjetike me homologun Skajola, të cilat lidheshin me ndërtimin e linjave të interkonjeksionit dhe forcimin e kapaciteteve të tyre, përfshi dhe linjën nënujore 500 MW.