E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, me rrjetin më të madh të dyqaneve

AMC organizoi Konferencën e Parë të Shitjeve në AMC, tema qendrore e së cilës ishte rrjeti i dyqaneve të kompanisë. Mbi 100 përfaqësues nga dyqanet AMC në mbarë vendin diskutuan rreth shërbimeve cilësore që u ofrohen abonentëve dhe qëndrimit sa më pranë nevojave të tyre. Vëmendje e veçantë iu kushtua strategjisë së AMC për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimit në rrjetin e dyqaneve dhe lançimin e mëtejshëm të produkteve të reja dhe interesante për konsumatorët vendas. Më pas, drejtuesit e AMC bashkëbiseduan me pjesëmarrësit, përfaqësues të 120 dyqaneve AMC në Shqipëri, duke iu përgjigjur gjithashtu edhe interesit të tyre për çështje të ndryshme me të cilat ata përballen në terren. Gjatë konferencës u prezantuan disa dyqane të sapohapura, kurse dyqanet ekzistuese garuan për çmimin e "Dyqanit me rezultatet më të mira gjatë 2008".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›