E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërmarrjet që kalojnë në procesin e kthimit të pronës

Pas diskutimeve të një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, Ministria e Ekonomisë ka publikuar listën e atyre ndërmarrjeve me të cilat shteti ka kapital të përbashkët. Debati i zhvilluar mes deputetëve lidhej me mungesën e listës së këtyre ndërmarrjeve, të cilat shtrihen në sipërfaqe të mëdha toke, por që një pjesë e tyre nuk japin më rendiment. Janë 97 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, të regjistruara pas vitit 1990 deri në 1995-ën, ku shteti shqiptar zotëron aksione, por që aktualisht nuk janë duke iu përmbushur kontratës, aq sa një pjesë ndodhen drejt falimentit. Me synim rritjen e fondit të kompensimit fizik dhe monetar për ish-pronarët, qeveria ka menduar që tokat ku ndodhen këto shoqëri, të cilat sot paguajnë qira, t‘ua shesë me çmimin e tregut. Të ardhurat monetare nga ky proces do të ndahen në bazë të disa ndryshimeve të reja në projektligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", i miratuar dje në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme, kryesisht tregti dhe në bujqësi, kanë zënë sipërfaqe të konsiderueshme toke, me pronar shtetin ose individin, të cilit i është njohur prona nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Një pjesë e tyre kanë në zotërim toka, të cilat nuk shfrytëzohen plotësisht, kurse të tjera ndodhen më në proces likuidimi. Plani i qeverisë është nxitja e sektorit privat, duke i dhënë mundësi që me shitjen e tokës, të heqë dorë përfundimisht nga aksionet. Por njëkohësisht, duke qenë se është pika më e rëndësishme, synohet përshpejtimi i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve janë me kapital të përbashkët me shtetin italian, e më pas atë grek, me të cilat qeveria shqiptare zotëron aksione deri në masën 55 për qind.

Sipërfaqet

Debati më i madh në nivel ekspertësh janë tokat bujqësore ku shtrihen ndërmarrjet me kapital të përbashkët shtetëror. Vetëm nga lejet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë, evidentohen rreth 30 mijë hektarë tokë. Sipërfaqja është më e madhe, nëse përfshihen edhe ndërmarrjet e tjera, ku shteti ka aksione. Qëllimi për shitjen e këtyre sipërfaqeve te këto ndërmarrje është krijimi i një fondi monetar për ish-pronarët. Në disa ndërmarrje, që shihen në tabelë, ka shumë pronarë që iu është njohur pronësia për tokat. Sipas ligjit të ri "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", neni 8, për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër, shoqërive tregtare, ku shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, veprohet si vijon: Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së pronave publike në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë, ka të drejtë t‘i shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar. Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij, ndërsa kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit. Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë, dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar.

Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
Ministria e Rregullimit të Territorit
ECA prodhim çimento Krujë
ECA Prodhim çimento Vlorë
ECA ISTN studime-projektim Tiranë
Euroteorema materiale ndërtimi Peqin
Inertobeton materiale ndërtimi Sarandë
Albeton 5 materiale ndërtimi Tiranë
Albkonstruksion materiale ndërtimi Tiranë
Gju-Ba-Mar prodhim mermeri Shupenzë
Ital-Mermer prodhim mermeri Peshkopi
Albinfrastruktura ndërtim rrugësh Tiranë
Market Petra materiale ndërtimi Gjirokastër
Albit Mermeri blloqe mermeri Tiranë
Superbeton materiale ndërtimi Tiranë
Volalba prodhim tullash Lushnje
SIAV Konstruksion materiale ndërtimi Vlorë
General Costruksion ndërtim rrugësh Shkodër
Albitalia Kostruksi materiale ndërtimi Tiranë
Infra Proj Konsulti projektime Tiranë
Tirana Trade Center shërbim publik Tiranë
Ital Alb materiale ndërtimi Tiranë
Duvas Lines transport Durrës
DV-Alba rikonstruksion hoteli Tiranë
Ministria e Energjetikës dhe Industrisë
Alb Diabra instrumenta Tiranë
Autotra pjesë autotraktorësh Tiranë
I.B.Elektronik pjesë elektrike Durrës
Castelania prodhim porcelanesh Tiranë
Sicerma prodhim porcelanesh Tiranë
Alban Cott prodhim tekstile Tiranë
Fabrika e Këpucëve prodhim këpucësh Tiranë
S.I.A.L-Pel prodhim porcelani Korçë
Ital druri prodhim mobilie Elbasan
FABA prodhim bateri Berat
Korça Tex prodhim tekstili Korçë
Foralbalabstra prodhim Kavajë
Azzitalia përpunim kaolinë Pukë
Euroalb laborator Librazhd
Medserv Albania shërbime Durrës
Europlex prodhim tekstili Korcë
Lirimi prodhim druri Tiranë
Cosmos tregti Tiranë
Katel rrjeta teli Elbasan
Ndërmarrje Tekstili prodhim tekstili Tiranë
Ministria e Bujqësisë
Alb Eureka prodhim pijesh Tiranë
Coca Cola pije freskuese Tiranë
Deta vaj detergjent Elbasan
Kavex përpunim duhani Elbasan
Mika përpunim duhani Berat-Korçë
Argjirotabacco përpunim duhani Gjirokastër
Alfa Glina tregtim uji Gjirokastër
Konservim Adriatik përpunim peshku Durrës
Pranvera prodhim farëzash Durrës
Albit Agro-Adriatik përpunim-bujqësor Durrës
NB Spitallë përpunim-bujqësor Durrës
NB Rrushkull përpunim-bujqësor Durrës
NB Frutore përpunim-bujqësor Durrës
Alb Italian Bashtovë prodhim perimesh Kavajë
Agrigosse prodhim bujqësore Kavajë
Agrifood‘s prodhim bujqësore Kavajë
NB Frutore prodhim bujqësore Kavajë
KAP rritje peshku Kavajë
Bulolarisa prodhim bujqësor Gjirokastër
Al-Gr Vurg prodhim bujqësor Sarandë
Konservim Midhje prodhime deti Sarandë
Alb Italia Ishull prodhim bujqësor Lezhë
Alb Italia Tale prodhim bujqësor Lezhë
Tradex-Torovica prodhim bujqësor Lezhë
Ministria e Pushtetit Lokal
Libadeco prodhim druri Librazhd
Almond përpunim druri Durrës
Albanova riparim automjetesh Durrës
Global prodhime artistike Korçë
Elpometal elektroshtëpiake Pogradec
Lengoviva përpunim druri Shkodër
B.C Shërbime kënd lojërash Tiranë
Ofi cina e Automjeteve riparime Shkodër
Scherer Moda prodhim veshje Shkodër
Sistem Plast panele polimetal Shkodër
Elbatex konfeksione Elbasan
Bastunerya e Re prodhim druri Tiranë
Butan Gaz tregti Tiranë
Eurogren përpunim druri Tiranë
Inet Kinex aktivitet kulturor Tiranë
Euro Druri përpunim druri Tiranë
Nd.Llull.Loren prodhim llullash Tiranë
Rekor Albania përpunim lëkure Gjirokastër
Gjirotex prodhim veshje Gjirokastër
Ndërmarrja e Veshjeve prodhim Sarandë
Gatic prodhim veshje Gjirokastër
T.T.A.L.B.Lam përpunim duralumini Tiranë
Cam Toys prodhim kukullash Tiranë
Skendebeg konfeksione Elbasan
TI-VA material ndërtimi Tiranë
General Invest shërbim tregtar Tiranë
Ministria e Mbrojtjes
Futboll Partizani aktiviteti sportiv Tiranë
Ministria e Kulturës
Qëndër Zhvill.Kulturor aktivitet Tiranë
Disko Bar Lux aktivitet Tiranë
Ministria e Transportit
GDANSK riparim anijesh Durrës
Trans Albania transport Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›