ALUIZNI, legalizohen gjysma e objekteve
29/11/2011 Drejtori i ALUIZNI-t Agron Akshia: Në dhjetor do të shqyrtohen dosjet e tjera
Vetëm për 11-12% e qytetarëve kanë shlyer detyrimin financiar për ndërtesat
SHKODËR- Vendimi i fundit i qeverisë për miratimin e një numri të konsiderueshëm dosjesh të paraqitura për legalizim të ndërtimeve informale ka përfshirë dhe qytetin e Shkodrës. Sipas drejtuesve të zyrës së ALUIZN-it në Shkodër, për këtë qytet janë miratuar thuajse gjysma e kërkesave dhe pritet vendimi tjetër i qeverisë në muajin dhjetor për përfshirjen në legalizim edhe të pjesës së mbetur. “Nga vendimi i fundit kanë përfituar legalizim 350 kërkues. Faktikisht ne kishim të depozituara rreth 850 kërkesa për kalimin e pronësisë, por me këtë fluks të madh dhe koha relativisht e shkurtër për të miratuar këto ka detyruar stafin e qeverisë të përgjysmojë kalimin e pronësisë së këtyre parcelave. Me sa jam i informuar ditën e sotme, pas interesimit që bëra pranë drejtorisë sonë, brenda datës 10 dhjetor do të merret vendimi tjetër nga qeveria për parcelat e mbetura. Nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 450 kërkues për legalizim prone dhe këto vetëm për qytetin e Shkodrës, që janë dosje të gatshme për legalizim”, - bën të ditur shefi i zyrës së ALUIZNI-t Shkodër Agron Akshia. Ndërkohë Akshia u ribën thirrje të gjithë përfituesve të mëparshëm nga vendimet e qeverisë për legalizimin e pronave informale që të paraqiten për të kryer detyrimet financiare, në mënyrë që të procedohet normalisht deri në regjistrimin përfundimtar të këtyre pronave në ZRPP Shkodër. Sipas Akshisë, procesi i pagesave të detyrimeve që kanë përfituesit nga legalizimet ka ecur me ritme jo të kënaqshme. Të dhënat flasin vetëm për 11-12% të qytetarëve janë përgjigjur për të shlyer detyrimin financiar dhe për t’u pajisur me lejet e legalizimit. Ditët e fundit zyra e ALUIZNI-t në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës dhe rajonet e qytetit kanë njoftuar për herë të tretë qytetarët, vendimet e të cilëve janë marrë nga qeveria për legalizimin e objekteve, por që nuk shlyejnë detyrimet financiare.