E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALUIZNI, ndryshon afati për pagesën e formularit

Brenda një muaji nga pajisja me formularin e pagesës së tarifës së shërbimit, modeli i të cilit i bashkëlidhet këtij vendimi, subjektet që do të vazhdojnë procedurat e legalizimit të objekteve pa leje apo shtesave informale, në ndërtime me leje, do ta derdhin këtë pagesë në numrin e llogarisë bankare, të hapur për këtë qëllim nga ALUIZNI. Subjektet, që kanë vetëdeklaruar jashtë afateve ligjore (në muajin e 3-të dhe të 4-t) të periudhës së vetëdeklarimit, së bashku me tarifën e shërbimit do të shlyejnë edhe sanksionet e parashikuara, për këtë qëllim, për llogari të ALUIZNI-t, duke iu referuar kohës së vetëdeklarimit dhe natyrës së ndërtimit informal (vilë, shtesë familjare, shtesë tregtare), të parashikuara në nenin 8, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. Të ardhurat e mbledhura nga këto sanksione do të përdoren nga ALUIZNI së bashku me tarifën e shërbimit. Megjithëse vlen të theksohet se tarifa do të jetë 10 lekë për një metër katror. Taksa e ndikimit në infrastrukturë paguhet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me formularin e pagesës, modeli i të cilit i bashkëlidhet këtij vendimi, për llogari të njësisë së qeverisjes vendore, ku ndodhet ndërtimi informal. Fondi, i krijuar nga pagesa e kësaj takse, do të përdoret për financimin e studimeve urbanistike, realizimin e tyre dhe përmirësimin e infrastrukturës së territoreve, që legalizohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›