Rrëshqitja e dheut bllokon për disa orë rrugën Tiranë-Kukës
Që prej ditës së djeshme, në rajonin e Kukësit vazhdojnë reshjet e dendura. Sipas përgjegjësit të shërbimit sinoptik të forcave ajrore në Kukës, Mustaf Kaculi deri në mesditë kanë rënë rreth 70 mm shi, kryesisht në zonat e mesme, ndërsa në lartësinë mbi 1100 m vazhdojnë reshjet e dëborës. Ai tha gjithashtu se në Kukës temperatura mesatare e ditës ka qenë 8 gradë C., ndërsa presioni atmosferik relativisht i ulët, favorizon reshje shiu dhe dëbore edhe në ditët në vazhdim. Dëbora ka shtruar peizazhin rural të komuna Shishtavec, Grykëçajë, Arrën etj., dhe në Qafë të Malit, ku deri trashësia arrin në 10 cm. Reshjet e fundit, krahas dobisë për situatën hidroenergjetike, kanë shkaktuar edhe dëme në rrugët kombëtare e rurale, si dhe kanë izoluar një pjesë të zonave malore.
Prurjet
Reshjet e dendura i kanë shtuar dukshëm prurjet në kaskadën e lumit Drin, duke dhjetëfishuar sasinë e ujit në krahasim me disa ditë më parë. Burime të sallës operative të hidrocentralit të Fierzës tregojnë se aktualisht sasia e prurjeve është rreth 700 metra kub në sekondë, ndërsa niveli i liqenit ndodhet në kuotën 269.5 m mbi nivelin e detit. Me prurjet aktuale niveli i ujit në liqen rritet me mbi 30 centimetra në ditë, ndërsa hidrocentrali i Fierzës, që prej disa ditësh nuk vihet në punë duke akumuluar kështu sasinë e ujit për kohë më të volitshme për prodhim energjie. Burimet nga Korporatat Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se momentalisht Komani dhe Vau i Dejës punojnë me kapacitet të plotë, pasi prurjet edhe në Koman janë mjaft të larta. Ndërkohë, rajoni i Kukësit furnizohet me një grafik të reduktuar me energji. Në qytetin e Kukësit, Krumë etj., dritat ndërpriten rreth 10 orë në ditë, një masë e cila pavarësisht situatës së favorshme energjetike, ndikohet siç duket nga niveli tepër i ulët i arkëtimeve që në rastin e Kukësit, sa i takon konsumatorit familjar, nuk shkon më shumë se 20 për qind.
Rrugët
Për shkak të shiut të pandërprerë në orët e para të së mërkurës ka pasur rrëshqitje të dheut në aksin nacional të rrugës në afërsi të fshatit Kolsh. Në vendin ku aktualisht punon kompania "Alb Building" për ndërtimin e segmentit të autostradës Kalimash-Kolsh, rreth 100 m linear skarpatë është shembur duke bllokuar për disa orë kalimin e mjeteve. Me ndihmën e fadromave të kompanisë "Alb Building", si dhe të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, dje në mëngjes nga ora 08.00 është hapur rruga duke mundësuar qarkullimin e mjeteve nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas. Shembja e shpatit të malit mbi rrugën e vjetër nacionale ka marrë me vete qindra metra kub dhera të aksit të autostradës, duke rrezikuar të shkaktonte viktima, por për fat të mirë, siç tha një burim i policisë lokale, në momentin kur ka ndodhur shembja, në orën 02.00 të natës, nuk ka pasur mjete në rrugë. Pas shembjes së skarpatës në të dyja anët e pjesës së shembur janë krijuar radhë të gjata me qindra mjete, derisa pas pastrimit qarkullimi ka rifilluar me vështirësi. Nga Kalimashi deri në Morin në shumicën e gjatësisë gjurma e autostradës kalon nëpër rrugën e vjetër dhe në disa vende e ndërpret atë. Kjo ka bërë që segmenti Klos-Morin prej 30 kilometrash, sa herë që bien shira të bëhet pothuajse e pakalueshme ose shumë e vështirë. Kompanitë që punojnë për ndërtimin e kësaj gjatësie të autostradës kanë shkatërruar gati plotësisht rrugën e vjetër dhe madje nuk ka asnjë sinjal apo masë sigurie në to. Shoferë dhe udhëtarë të paktën katër herë kanë protestuar pranë prefekturës dhe qarkut për gjendjen, por situata nuk është ndryshuar.
Bllokime të rrugëve nga shembjet e skarpatave dhe rënia e gurëve raportohen edhe në aksin Kukës-Shishtavec, Kukës-Kalis, si dhe Arrën, Grykë Çajë etj., ku aktualisht trashësia e dëborës arrin në mbi 30 cm.