E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, shiu nxjerr nga shtëpitë 30 familje

Mosfunksionimi i kanalizimeve ka bërë që 30 shtëpi të përmbyten dje në qytetin e Beratit. Përmbytje mësohet të ketë pasur në lagjet "Çlirim" dhe "Jani Vruho", ku uji ka vërshuar në brendësi të disa banesave, duke detyruar familjarët të kërkojnë ndihmën e sektorit të zjarrfikëses. Banesat njëkatëshe të këtyre lagjeve janë mbushur me ujë gjatë mesditës së djeshme, ndërkohë që në ndihmë të banorëve kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse që kanë ndihmuar banorët. Shirat me intensitet të lartë, të rëna thuajse pa pushim gjatë gjithë natës së të martës dhe ditës së djeshme, kanë bërë që pjesa më e madhe e rrugëve kryesore të qytetit të Beratit, e sidomos rruga e lagjes më të populluar të qytetit, "30-Vjetori", të bllokohen e të kthehen në lumenj, duke vështirësuar jo vetëm kalimin e këmbësorëve, por edhe të automjeteve. Situata e krijuar ka ardhur si rezultat i bllokimit të kolektorit kryesor të ujërave, i cili vjen nga lagjja "Kushtrim" e përshkon të gjitha lagjet e Beratit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›