Shqipëria do të rrisë numrin e komandove në Afganistan
Shqipëria do të shtojë së shpejti numrin e trupave komando që veprojnë në misionin paqeruajtës nën drejtimin e NATO-s në Afganistan. Lajmin e ka dhënë vetë shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, gjatë Samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Duke mbështetur fuqishëm angazhimin e Aleancës në Afganistan, Basha informoi ministrat e Jashtëm të NATO-s se Shqipëria së shpejti do të rrisë numrin e efektivave të saj që shërbejnë në kuadër të ISAF në Afganistan për t‘iu përgjigjur kështu nevojave të aleancës dhe thirrjeve për angazhim edhe më të madh në drejtim të situatës së sigurisë në këtë vend. Në fund të fjalës së tij, ministri Basha falënderoi edhe njëherë ministrat e Jashtëm të vendeve që kanë ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, si dhe përshëndeti angazhimin e vendeve të tjera të aleancës për të përmbyllur me sukses anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO përpara Samitit të Strasburgut. Pas përfundimit të ministerialit, ministri Basha u nis, së bashku me një numër të madh kolegësh, drejt Norvegjisë, ku do të nënshkruajë Konventën e OKB-së për ndalimin e municioneve thërrmuese. Ministri i Jashtëm shqiptar, gjatë samitit, ka zhvilluar bisedime jo formale me sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoleza Rajs, e cila ka përshëndetur si Shqipërinë, por edhe Kroacinë për afrimin e anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. SHBA-ja ka mbështetur fuqishëm integrimin e vendit tonë në NATO, duke lobuar me vendet anëtare për të dhënë votën pro Shqipërisë.