PS, Harasani: Procedura korruptive ne tendera

Tiranë, 20 Mars, 14:47, NOA - Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë se, gjatë dhënies së tenderëve ka pasur procedura korruptive. Gjatë një deklarate për shtyp, deputeti i PS-së, Andis Harasani tha se, “sot, kur ngelen dhe 100 ditë nga largimi i kësaj pozite të paaftë dhe gënjeshtare, duam të sjellim shqetësimin tonë për korrupsionin gjithnjë e në rritje të kësaj qeverie që megjithëse erdhi në pushtet me gënjeshtrën e madhe të duarve të pastra sot gjithnjë e më shumë po e zhyt këtë vend në korrupsion dhe krizë!”
“Sot nuk duam t’i referohemi çështjeve të ngritura me forcë nga opozita, nga shtypi ose dhe nga specialist të ndryshëm të shoqërisë civile, por i referohemi raportit vjetor të institucionit të Avokatit të Prokurimeve. Është e patolerueshme që në shekullin e 21, të ketë institucione shtetërore brenda të njëjtit shtet që, jo vetëm nuk bashkëpunojnë, por as respektojnë njëra tjetrën”, tha ai.
e.l/NOA