ALUIZNI shpërndan lejet e legalizimit në Tiranë
Sipas kreut te ALUIZNI-it, Shaban Memia, brenda dy javëve nga çasti i marrjes së lejes së legalizmit, prona bëhet pjesë e regjistrit të pasurive të paluajtshme. Memia ftoi të gjithë të bëjnë shlyerjen e detyrimeve financiare
TIRANE - Agjensia e Legalizmit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale shperndau sot rreth 200 leje legalizmi në Tiranë.
Në një ceremoni të organizuar në "Pallatin e Kongreseve", kreu i ALUIZNI-it, Shaban Memia tha se "ky nuk është një proçes politik, por është një reformë shumëdimensonale, e që kërkon vullnet të mirë politik", ndërsa shtoi se disa segmente të jetës politike kanë shprehur qëndrim jo mbështetës".
Sipas Memisë, proçesi dhe reforma e ndërmarrë e kësaj qeverie zgjidh problemet e shqiptarëve në mënyrë të barabartë dhe brenda dy javëve nga çasti i marrjes së lejes së legalizmit, prona bëhet pjesë e regjistrit të pasurive të paluajtshme.
Memia ftoi të gjithë të bëjnë shlyerjen e detyrimeve financiare, të cilat, sipas tij, janë shifra simbolike .
Duke u ndalur në shifra konkrete, Memia u shpreh se për rreth 3 000 objekte tashmë janë shlyer detyrimet financiare, rreth 40 000 objekte janë në proçes, ndërsa mbi 12 mijë pasuri, shtëpi, apartamente, dyqane apo struktura social-ekonomike janë legalizuar.
Sipas të dhënave zyrtare të kësaj Agjensie, aktualisht, në mbarë vendin janë në proces përpunimi 134 341 dosje objektesh informale, ndërkohë që ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12 297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likujdimit të detyrimeve financiare nga qytetarët.
Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor.
(d.b/ATA/BalkanWeb)