E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Alpet” pranga grabitësit

Autori i Lajmit: red.
Përfundon në qeli, një vit pas grabitjes, 35-vjeçari i dyshuar si autor. Ndërsa bashkëpunëtori i tij ndodhej i arrestuar prej disa ditësh, policia ka mundur dje të lokalizojë dhe të ndalojë një tjetër të dyshuar si të përfshirë në një prej grabitjeve të ndodhura pak ditë më parë në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur dje se në vazhdim të operacionit të koduar “Alpet”, ku u arrestua në flagrancë Françesko (Ludovik) Ndreca, 38 vjeç. Seksioni kundër Vjedhjeve me Dhunë, Armë dhe i Shkatërrimit të Pronës arriti të kryejë ndalimin edhe të bashkëpunëtorit tjetër, të dyshuar si të implikuar në një vjedhje me dhunë të një dyqani ushqimor. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dje u krye ndalimi i Syri Mehmetaj, 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje. Të njëjtat burime pohojnë se ndalimi i tij u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Françesko Ndue Ndreca, tashmë i arrestuar, kanë realizuar vjedhjen me dhunë të dyqanit ushqimor në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ngjarje e ndodhur më 25 shkurt të vitit të shkuar. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›