Droga në shkolla, arrestohet 26-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Arrestohet pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” një shpërndarës droge. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur dje se është vënë në pranga Ergys Hotaj, pasi i është gjetur një sasi droge. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ndalimi është kryer nga seksioni kundër drogës në Policinë e Tiranës, të cilët vunë në pranga 26-vjeçarin, banues në Tiranë. Sipas të njëjtave burime mësohet se arrestimi i tij u krye në rrugën “Perlat Rexhepi”, pranë Fakultetit Juridik në Tiranë, ku nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjetën afro 0.2 gr, lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Ndërsa nga kontrolli i banesës iu gjetën edhe pesë copa letre varaku të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, me peshë 6.2 gr. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 6 doza lënde të dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe dy telefona celuarë. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ndërkohë që vetëm gjatë këtij viti uniformat blu kanë realizuar disa operacione në afërsi të gjimnazeve të Tiranës ku janë evidentuar e më pas arrestuar shpërndarës drogë.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009