E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbante armë pa leje, arrestohet 23-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Një 23-vjeçar, i cili posedonte armë pa lejë, është vënë dje në pranga nga policia e kryeqytetit. Rinor Osmanaj, 23 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, është ndalur dje nga forcat e policisë të Komisariatit Nr 3. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se arrestimi i tij u krye, sepse pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një pistoletë tip “TT”, mod 54, si dhe dy krëhëra, të cilët janë sekuestruar si provë materiale. Hetimet treguan se i ndaluari e kishte blerë për shumën 20.000 lekë pistoletën nga një i mitur me inicialet M.C., ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një tjetër pistoletë tip “TT”, model 54, si dhe një krëhër me një fishek model 54. Dosja me materialet hetimore i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municioneve”.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›