E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzon kërkesën, Muca zyrtarisht kryetar i KMSH

Selim Muca do të ushtrojë zyrtarisht të gjitha funksionet e tij si kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën e dy prej anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm të Komunitetit, të cilët kërkojnë mosregjistrimin e Mucës si kryetar 

TIRANE- Selim Muca do të ushtrojë zyrtarisht të gjitha funksionet e tij si kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën e dy prej anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm të Komunitetit, të cilët kërkojnë mosregjistrimin e Mucës si kryetar në regjistrin e OJF .
Dy ditë më parë gjykata e kishte tërhequr regjistrin për të bërë verifikimet përkatëse për statusin mbi të cilin funksiononte komuniteti si dhe mënyrën e emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të Komunitetit Mysliman.
Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Tiranës i hap rrugë Selim Muces të marrë ligjërisht drejtimin e Komunitetit Mysliman edhe për një mandat tjetër katër vjecar, sikurse ishte konfirmuar në mbledhjen e Kavajës, në 21 mars. Pas këtij vendimi të ndërmjetëm, gjykata do të marrë në shqyrtim padinë civile të tetë besimtarëve të cilët kërkojnë shpalljen e pavlefshme të mbledhjes së Kavajas. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›