ALUIZNI, zhbllokohet fondi për kompensimin e pronarëve
23/01/2009 Lista e subjekteve që marrin lekët si pasojë e legalizimit të ndërtimeve
ALUIZNI ka publikuar në faqen e saj zyrtare emrat e pronarëve të tokës që do të marrin kompensimin e sipërfaqes së zënë me ndërtime të paligjshme. Burimet kanë bërë të ditur se ekspertët kanë nisur hartimin e një projekti, i cili do të përcaktojë dhe formën se si do të bëhet pagesa. Kështu ndërsa përcaktohet se lekët për ta do të jepen nga AKKP, ekspertët mendojnë se do të ishte më e lehtë nëse ky proces zbatohej nga vetë ALUIZNI. Kjo pasi si procesin e përpilimit të dosjeve ashtu dhe atë të mbledhjes së të ardhurave, nëpërmjet pagesave që kanë bërë ndërtuesit e paligjshëm, e ka kryer vetë ALUIZNI. Ndaj dhe do të ishte më e lehtë që procesi të ndiqej nga vetë ALUIZNI. Burimet kanë bërë të ditur se ky është shkaku pse është vonuar ndarja e fondeve për pronarët që do të kompensohen si pasojë e zbatimit të legalizimit të ndërtimeve të paligjshme.
*Listën e plotë mund ta gjeni të botuar në numrin e sotëm të gazetës “Metropol”