AMBASADORI I USA-Uidhers: Qeveria shkeli paktin me NATO për SHISH
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhërs, në prag të largimit të tij nga Shqipëria akuzoi Qeverinë shqiptare se shkeli paktin e bërë më parë me NATO-n për mosndërhyrje në institucionin e SHISH për një periudhë trevjeçare.
META: JO LETER KUNDER UIDHERS/ Ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon Uidhers, ka zbuluar dje se mes Qeverisë shqiptare ka pasur një pakt për të mos ndryshuar SHISH apo institucione të tjera të sigurisë për një periudhë 3-vjeçare. Uidhers ka deklaruar se nuk ka mbajtur qëndrime personale, por ka folur në emër të Qeverisë së SHBA. Reagon zv.Kryeministri Meta: “Nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shtet jashtë ku të jemi ankuar për ndonje ambasador në Tiranë”
Këtë deklaratë Uidhërs e bëri gjatë emisionit "Top Story" në "Top Channel" me gazetarin Sokol Balla. Uidhërs tha gjithashtu se, ka folur vetëm në emër të Qeverisë amerikane dhe shprehu shqetësim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Jeni duke ikur, por duke ikur u është dashur të ndërhyni edhe njëherë për projektligjin e shërbimeve inteligjente. Pse opinioni i SHBA-ve është kundër këtij ligji, kaq shumë të kërkuar, të insistuar për ta shtyrë përpara, pse jeni kundër këtij ligji?
Mendoj se janë një sërë arsyesh që ne kemi shqetësime. Ne jemi thellësisht të shqetësuar për çdo draft, projektligj, çdo lëvizje apo çdo ndryshim strukturash apo personeli që do të dobësonte apo mund të minonte profesionalizmin e institucionit, autonominë e institucionit apo të mund të politizonte institucionin në një mënyrë të atillë sa do të dëmtonte karakterin e tij themelor demokratik dhe aftësinë e institucionit për të vepruar në një kontekst demokratik. Së dyti, jemi të shqetësuar për implikimet e këtij ligji për statusin dhe pozicionin e Shqipërisë në NATO. NATO në nivelet e saj më të larta ka shprehur haptas shqetësimet e thella dhe mendoj se njerëzit që e dëgjojnë diskutimin tonë të mbajnë në mendje elementet e procesit të hyrjes së Shqipërisë në NATO. Ndërsa Shqipëria u përpoq që të arrinte kërkesat për hyrje në NATO, institucioni i SHISH ishte temë e një vëmendje dhe pune të madhe për t'i sjellë këto institucione në standardin që NATO kërkonte për çdo anëtar që është pjesë e kësaj organizate. Shqipëria ndërmori një angazhim, dhe ndoshta shumë qytetarë nuk janë në dijeni të këtij fakti, institucione të tilla si SHISH dhe institucione të tilla të ngjashme që përmbushën standardin e NATO-s nuk mund të ndryshoheshin për një periudhe trevjeçare pas anëtarësimit të Shqipërisë. Dhe nëse do të ndërmerreshin ndryshime të tilla, këto ndryshime do të vinin një proces rivlerësimi nga ana e NATO-s që këto institucione plotësojnë ato standardet të larta të kërkuara nga NATO. Ne nuk duam që pas një angazhimi të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe të përkushtuar ndaj procesit të anëtarësimit, të ndërmerrte ndonjë veprim që mund të komplikonte funksionimin e saj të vazhdueshëm në organizatë.
Ju siguroj që në opinionin publik ky detaj nuk dihet, sot po e dëgjojmë për herë të parë që këto institucione nuk duhet të prekeshin për një afat trevjeçar. Ajo që nuk kuptojmë është se pse maxhoranca tentoi ta ndryshojë këtë institucion, duke shkelur këtë moratorium vendosur nga NATO. E dyta, kur vjen puna te shërbimet sekrete ka një lloj misteri, vishen me një pallto misteri ekstra sipër. Po ju përmend amendamentin e parë të Kushtetutës amerikane që është transparenca dhe në emër të saj, a ka diçka që nuk thuhet në debatin për SHISH-in dhe që mund të thuhet tani?
Pjesës së parë të pyetjes suaj, unë nuk jam në atë pozicion që mund t'i jap përgjigje. Ata që e kanë vënë në lëvizje këtë proces janë ata që duhet t'i përgjigjen se cilat janë arsyet që donin të çonin këtë legjislacion përpara, duke pasur parasysh pavarësisht shqetësimet e ngritura përfshi edhe SHBA. Për sa i përket funksionit të Shërbimit Informativ, sigurisht ne jetojmë në një botë ku kemi të nevojshme që të kemi në përdorim të gjitha instrumentet e mbrojtjes kundër armiqve shumë të rrezikshëm, që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në mbarë botën dhe këtu jam në vëmendje veçanërisht në epokën tonë, duke pasur parasysh terrorizmin. Kam në mend bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit me Shqipërinë, që ka qenë i shkëlqyer në nivel të lartë profesional dhe ky bashkëpunim duhet të çohet më tej, të zhvillohet më tej dhe të vazhdohet më tej në ato baza në të cilat kemi punuar kaq mirë deri më tani.
Zoti ambasador, kaq fort sa ç'keni ndërhyrë për ligjin e shërbimeve inteligjente mbaj mend që ndërhytë për ligjin e lustracionit. Prej asaj dite nuk kanë munguar deri më sot, deri pak ditë më parë sulme nga oborri i maxhorancës nëpërmjet zëdhënësve të saj privatë se ju i bëni një zbatim personal politikës së SHBA-së në Shqipëri. Si e vlerësoni këtë akuzë?
(qesh....) Mendoj se ata persona që kanë bërë pretendime të tilla ose janë të keqinformuar, ose janë të paditur për mënyrën se si funksionon sistemi i qeverisjes amerikane. Gjatë tri viteve që unë kam shërbyer në Shqipëri, unë nuk kam bërë asnjë deklaratë politike të një çështjeje me rëndësi politike mbi baza personale dhe një gjë e tillë nuk është e mundshme. Një ambasador i SHBA kudo në botë, flet në emër të Qeverisë së SHBA. Ne jemi përfaqësuesit personalë të Presidentit të SHBA në vendet ku jemi akredituar. Veprimet tona janë të koordinuara ngushtë me tërë strukturën e shërbimit diplomatik të Qeverisë sonë në Uashington. Kushdo që thotë apo bën komente të tilla, thjesht nuk e kupton mënyrën se si funksionojmë ne, ose përpiqet të dobësojë qëndrimin që SHBA-të kanë marrë në një çështje të caktuar. Unë besoj se tashmë do të jetë e qartë se sekretarja Klinton mbështet plotësisht gjërat që ne jemi duke bërë në Shqipëri, sepse ato janë në përputhje të plotë me bindjet e saj të thella politike dhe nuk mendoj se do të ketë ndonjë ambiguitet në lidhje me këtë.
Zoti ambasador, megjithatë nga maxhoranca nuk e fshehin që ju Xhon Uidhërs po largoheni. Tek e djathta është bërë publik fakti se SHBA identifikohen me antikomunizmin dhe një nga argumentet e përdorura kundër jush si ambasador, është qëndrimi që mbajtët ndaj ligjit për lustracionin, që në fakt ndëshkon të shkuarën komuniste. Ju jeni interpretuar se në një farë mënyre i keni bërë apologjinë komunizmit dhe i jeni kundërvënë një Kryeministri të djathtë, ndërsa nuk ka pasur nga ju asnjë kritikë për opozitën..?!
Unë jam gjithmonë i interesuar dhe shpesh argëtohem nga komente që bëhen nga gazetarë shqiptarë, por edhe politikanë, që në një mënyrë apo tjetër përpiqen t'i japin jetë një nocioni të një marrëdhënie të vështirë personale mes, le të themi, politikanëve me njëri-tjetrin apo marrëdhënieve personale mes meje dhe ndonjë zyrtari tjetër. Më lejoni të them shumë qartë, unë s'kam asnjë vështirësi personale në marrëdhëniet e mia me askënd, qofshin këta në Qeverinë apo opozitën shqiptare. Unë kam respektin më të thellë për të gjithë zyrtarët që kam pasur privilegjin t'i takoj në Shqipëri. Përmenda termin që është argëtues, konceptin që një ambasador amerikan do merrte krahun e njërës palë apo tjetrës. Mendoj se shfaqjet e mia publike dhe ky historik im publik, është i qartë se unë gjithmonë i kam shprehur mendimet e mia qartazi për secilin krah dhe secili krah ka qenë në kundërshtim me pikëpamjet e Qeverisë dhe politikës amerikane. Po të shikosh këtë historik pozicionesh, mendoj se shikon qartë se si nga pikëpamja publike apo dhe nga marrëdhënia private, kemi diskutime të hapura me të gjitha grupet në vend. Askush që ka pasur mundësi të më vëzhgojë në Shqipëri gjatë këtyre 3 viteve; mendoj se do ishte e pamundur që ndokush të mendonte se unë flas në emër të dikujt tjetër përveçse në emër të Qeverisë amerikane. Ne si amerikanë jemi goxha striktë në bindjen tonë se ne flasim haptazi, por gjithmonë flasim në emër të Qeverisë sonë dhe popullit tonë dhe këtë të drejtë nuk do lejonim të na e hiqte askush.
Si janë raportet e SHBA me këtë Qeveri dhe Kryeministrin Berisha?
Unë e përmenda se kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, Qeveria dhe drejtuesit e këtij vendi gëzojnë respektin më të madh. Ndodh rrallë që të kesh dy qeveri, por në rastin e Shqipërisë do të thosha dy shoqëri që kanë një pamje kaq të bashkërenduar për botën. Unë mendoj që ky ka qenë themeli mbi të cilin janë arritur gjëra të mëdha. Unë përmenda kontributet më të fundit që janë dhënë nga Shqipëria në Afganistan, kontributet e mëparshme në Irak, mbështetjen që marrim nga Shqipëria. Mendoj se shumica e shqiptarëve do ta shikonin rolin dhe ndihmën tonë në çështjet e politikës së jashtme, që janë me rëndësi themelore për Shqipërinë dhe që kanë qenë pozitive. Dhe sigurisht një shembull i menjëhershëm që më vjen në mend është Kosova, jo vetëm përkushtimi ynë absolut ndaj një politike të një Kosove të pavarur dhe të pandashme, por edhe çdo gjë që ne kemi punuar që të arrijmë diçka, që u konfirmua edhe me vendimin e GJND. Më lejoni të bëj edhe një koment për qëndrueshmërinë e politikës së SHBA-së. Ka pasur njerëz që kanë vënë një pikëpyetje se sa i gjatë dhe i vazhdueshëm do të ishte përkushtimi ynë ndaj Kosovës, unë mendoj se tani e kemi vërtetuar se përkushtimi ynë mbetet i njëjtë për një Kosovë të pavarur dhe të pandarë.
Një tjetër investim i madh i SHBA-së është ngritja e një sistemi gjyqësor të pavarur me integritet dhe larg korrupsionit. Megjithatë, do thosha unë, si vëzhgues jo dhe aq objektiv diçka më subjektive, se unë jetoj në Shqipëri, përveç Task Forcës vitet e dyshimit mbi integritetin e gjyqtareve vazhdojnë, vitet e kaluara ata prekën edhe kolegjin zgjedhor, që është parë gjithmonë një investim nga pikëpamja e burimeve njerëzore një investim i SHBA. Gjykatat kanë dhënë vendime që janë gjykuar nga opinioni publik edhe skandaloze. Pas tre vjetësh, me çfarë opinioni largoheni ju për sistemin gjyqësor shqiptar?
Unë do ta shprehja haptas dhe qartë që themelimi i një pushteti të pavarur gjyqësor mbetet me rëndësi kritike për shëndetin e rritjes demokratike në Shqipëri. Unë do të shpreh gjithashtu, që largohem i shqetësuar me gjendjen e një gjyqësori të pavarur në Shqipëri. Gjatë tre viteve që kam qëndruar në këtu kam parë në cikël të vazhdueshëm debatin mbështetur në përpjekjet mbi përpjekje të një lloji a një tjetri nga pushtete politike për të ndikuar gjykatat nëpërmjet presionit politik. Mund të përmend shembullin kur Parlamenti në një mënyrë jo të përgjegjshme refuzoi të gjithë kandidatët e propozuara në Gjykatën e Lartë, pavarësisht se kjo përzgjedhje e gjyqtarëve përfshin disa nga gjyqtarët më të arrirë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Tani ndodhemi në një situatë në Parlament, ku nga njëra anë maxhoranca përdor argumente ligjore të dyshimta për të refuzuar kandidaturat që janë propozuar, dhe nga ana tjetër, opozita ka refuzuar të marrë pjesë në një nga momentet më të rëndësishme legjislative të këtij vendi. Duket se secila nga palët për arsyet e saj preferon të bëjë politikë me këto emërime të rëndësishme gjyqësore në vend të asaj që unë besoj se duhet të bëjnë, që duhet të ndërmarrin çdo veprim të mundshëm për të siguruar që kandidatët më të mirë të jenë ata që do marrin këto pozicione të rëndësishme gjyqësore. Që gjykatat në këtë proces të forcohen në autonominë e tyre në vend që të dobësohen që retorika e lirë politikës të mos përdoret për të dëmtuar këta gjyqtarë, në fakt duhet të ishte e kundërta, pra që mbështetja për rritjen dhe fuqizimin e këtyre institucioneve duhet të ketë një mbështetje të plotë të udhëheqësisë politike në vend në tërësinë e spektrit politik. Pra, unë jam i shqetësuar që ne kemi parë një dobësim në gjykata. Ne bëmë një sondazh të perceptimit të korrupsionit në vend, sponsorizuar nga USAID. Unë u shqetësova shumë kur pashë se gjykatat kanë shënuar ulje të rëndësishme në vlerësimin e publikut për performancën e tyre. Prirja duhet të ishte e kundërta.
Dy vjet pas Gërdecit zoti Uidhërs, çfarë mendoni se ndodhi atje?
Unë jam i shqetësuar nga ajo çka nuk ka ndodhur dhe unë do ta shprehja në këtë mënyrë. Ne të gjithëve na kujtohet ajo ditë e tmerrshme, na kujtohen të gjithëve ato imazhe të ripërsëritura në mënyrë të vazhdueshme të qytetarëve që kishin marrë këto plagë të mëdha, që çoheshin me shpejtësi drejt spitalit, që rridhnin gjak nga copëzat e predhave që kishin prekur trupat e tyre. 26 qytetarë humbën jetën, qindra u plagosen, pasuri të tëra u shkatërruan të gjithëve na kujtohen. Unë do t'i bëja një pyetje shqiptarëve, jo vetëm atyre që ishin viktima, por qytetarëve të këtij vendi: a është vënë drejtësia në vend për këtë çështje? Unë mendoj se kjo është një pyetje për qytetarët shqiptarë, se është një gjë që i shqetëson ata thellësisht dhe që duhet ta ndjekin. Pyetja tjetër është: a po vihet drejtësia në vend? A u shfrytëzua gama e plotë e shkeljeve të mundshme që mund të jenë kryer atje? A po eksplorohen ato në tërësinë e tyre? Ata janë të gjithë ata që mund të kenë pasur një rol të asaj që ndodhi, duke u ekzaminuar me tërë përpikëmërinë që kërkon drejtësia. A po përdoren dispozita arkaike të imunitetit që pengojnë një hetim dhe një kërkim për të vendosur drejtësinë e plotë në emër të atyre qytetarëve që vuajtën. Kjo është ajo që unë mendoj; është puna e papërfunduar e Gërdecit. Për aq kohë sa drejtësia e plotë dhe jo drejtësia e pjesshme është akoma pa u përmbushur dhe nuk po ndiqet, atëherë mendoj se ka një mungesë përfundimi të kësaj çështjeje. Unë nuk po e drejtoj gishtin ndaj askujt, unë nuk e di se kush është i pafajshëm dhe kush fajtor, por që të pengosh aftësinë e njerëzve për të ndjekur një hetim të plotë në një gjykim publik nuk më duket mënyra për të vënë në vend drejtësinë dhe deri sa të vendoset kjo drejtësi është sikur ato plagë të vazhdojnë të lëshojnë gjak.
Si e njihni ju zotin Arvizu, pasardhësin tuaj?
Së pari më lejoni të shprehem në mënyrën më të saktë, ambasadori Arvizu është akoma i propozuar, ai do të behet ambasador në përfundimin e procesit dhe ne nuk duam ta hamendësojmë një proces të tillë. Unë nuk shoh asnjë arsye dhe e kuptoj se pse ishte ai person që u zgjodh për të ardhur në një nga pozicionet më të mira të diplomacisë amerikane, pra në Tiranë. Unë kam pasur privilegjin ta takoj Aleksin edhe përpara se të më bënin një sugjerim se ai do ishte ambasadori amerikan, ju mund të mbështeteni plotësisht në faktin se po merrni në Tiranë një nga diplomatët tanë më të mirë. Ai është një diplomat me karrierë të gjatë me urtësi dhe një person tejet miqësor dhe do t'ju pëlqejë.