Buka, Anitrusti dhe Tatimet
OPINION nga PAJTIM NELANI
Do isha shumë e lumtur nëse sot në tregun europian nuk do të kishte asnjë kartel", do të deklaronte ish-Komisionerja për Konkurrencën, Kroes (Kruz) teksa festohej 50-vjetori i tregut të përbashkët dhe vendosjes së parimit të konkurrencës për tregtinë mes shteteve anëtare. Në fakt kjo dëshirë është larg realitetit të tregut jo vetëm europian, për shkak se sjellja e firmave në treg devijon kryesisht në dy drejtime, në marrëveshje për fiksim çmimesh apo ndarje tregu dhe në abuzim me fuqinë e tregut, kur një ose disa prej bizneseve janë monopol ose dominojnë tregun. Gjobat e Komisionit Europian për...
...abuzim me pozitën dominuese e sidomos kartele thyejnë rekordet e njëra-tjetrës dhe tashmë rekordi më i ri i kalon 1 miliard euro gjobë ndaj një grupi biznesesh.
Le të kthehemi te historia jonë e mangët e ekonomisë së lirë të tregut, që nuk e kalon moshën e adoleshencës për të kuptuar një konfuzion të shkaktuar sa nga media, aq nga disa deklarata publike lidhur me fenomenin e rritjes së çmimit të bukës dhe qëndrimit që duhet të mbajë shteti, të ndërhyjë që ta ndalojë, të gjobisë kompanitë e miellit apo prodhuesit e bukës, që tua kthejë dëmin konsumator tatimpaguesve apo ta lërë tregun të funksionojë siç do treg tjetër, pavarësisht që shqiptarët për shkak të historisë dhe varfërisë e ndjekin çmimin e bukës si aksionet e bursës në një ekonomi të zhvilluar. Aksionet e ditëve të fundit të fiskut ndaj importuesve të miellit dhe prodhuesve të bukës nuk duhen paragjykuar, veçse nuk ka pse të jenë të veçanta krahasuar më tregjet e tjera. Nuk themi asnjë lajm kur pohojmë se çmimi i bukës është i liberalizuar dhe ne duhet të shqetësohemi si për çmimet e tjera të shportës së inflacionit apo përtej saj, sigurisht në mënyrë proporcionale me raportin e shpenzimeve sipas produkteve. Në asnjë ligj të vendit nuk është e shkruar që shteti mund të ngrijë çmimet apo më keq të ndikojë në uljen e tyre, përveçse në sektorë të rregulluar si uji, energjia apo pjesërisht komunikimet elektronike. çmimet e produkteve të tjera janë të lira të vendosen nga ofertuesit dhe nuk ka asnjë instrument për kontrollin e tyre. Por a merr fund roli i shtetit me këtë konkluzion. Padyshim që jo. Tatimet duhet të kontrollojnë çdo veprim të çdo biznesi për çka parashikon ligji "Për procedurat tatimore", ekzistencën e informalitetit apo problematika të tjera që mund të ketë ky biznes, por jo domosdoshmërisht vetëm te ky biznes. Një tjetër institucion, si Autoriteti i Konkurrencës po zbaton detyrimin ligjor të ndalojë të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin e shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi. Sigurisht që përballë konkurrencës bizneset janë gjithmonë të tunduara për të gjetur gjuhën e marrëveshjes mes tyre dhe në Shqipëri ka një rast klasik te tregu i sigurimeve. Shumëkush ka prerë një policë sigurimi në vite të ndryshme, ka parë lëvizjet në ekstrem të kompanive të sigurimit nga një konkurrencë shumë e fortë, që çonte në shitjen e policave nën çmimin nominal të miratuar nga ministri i Financave e në kahun e kundërt fiksimin e çmimit në maksimumin e mundshëm të përcaktuar po nga ministri i Financave. Sjellje të ngjashme të bizneseve gjen me dhjetëra dhe një pjesë e tyre janë hetuar dhe ndaluar nga Autoriteti i Konkurrencës. Ky institucion ka të paktën tri dosje për tregun e miellit dhe prodhimit të bukës, ku në një rast është gjobitur pikërisht iniciuesi i një marrëveshjeje mes prodhuesve të bukës në qarkun e Fierit dhe në një rast tjetër dy kompani importuese të miellit, që zotërojnë më shumë se gjysmën e tregut. Nga inspektimet e kompjuterëve të tyre, dhe kjo është një tjetër fuqi ligjore e Autoritetit, janë gjetur evidencat e një karteli, pasi kanë koordinuar sjelljen, duke aplikuar çmime të njëjta të shitjes së grurit për prodhimin e bukës dhe për këtë janë gjobitur me rreth 60 milionë lekë të reja. Sigurisht që zbatimi i ligjit në të gjithë segmentet e tij mbetet një sfidë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, pasi dihet zgjatja e proceseve gjyqësore edhe për raste të tilla ku vonesa e një vendimi përfundimtar ul ndjeshëm efektet në treg të ndërhyrjes së Autoritetit të Konkurrencës. Gjithsesi, më shumë se sa zhurmë me deklarata në media në këtë vapë pa lajme, duhet të sigurohemi të paktën për dy gjëra: që tregu është i lirë dhe që askush të mos u thotë importuesve të miellit apo prodhuesve të bukës që po rrite çmimet do gjobitesh, pasi ata janë të lirë të vendosin çmimet e produkteve të tyre njëlloj si tregtarët e sheqerit, parfumeve apo makinave. Dhe së dyti, institucionet e shtetit duhet të funksionojnë brenda kuadrit ligjor dhe pa diskriminime ndaj bizneseve në një treg të caktuar dhe duhet t'i shtrijnë kontrollet në të gjitha bizneset dhe jo vetëm kur rritet çmimi i bukës. Me këtë besoj i jepet dhe një përgjigje debatit mbi rolin e shtetit në ekonomi, i cili sigurisht nuk duhet të jetë etatist (të ndalojë dinamikën e çmimeve, përveç se në rastet e sektorëve të rregulluar) por as thjesht liberal, pasi asnjë treg nuk është aq i kulluar sa të mos ketë nevojë për mbikëqyrje. Kriza e sistemit financiar amerikan e vërtetoi më së miri këtë.