Transferime më të bujshme të bëra deri tani në Europë
Kush janë 20 kalimet më të mira gjatë këtij afati kalimtar deri më tani? Cili është futbollisti më i paguar dhe kush e ka bërë hapin më të madh në karrierë? Në vijim mund të shihni listën 20 kalimeve më të qëlluara të cilat janë zgjedhur në bazë të këtyre kritereve: 1. Aftësitë e përgjithshme të futbollistit ( faktori më i rëndësishëm). 2. Si do të përshtatet futbollisti në përbërjen e tij të re. 3. Si do të përshtatet futbollisti në rrethin e tij të ri dhe anasjelltas. 4. Çmimi që është paguar për atë futbollist.
David Villa
Kalimi më i madh deri më tani na fatin kalimtar. “Toreadori” do të fitojë edhe më shumë fuqi të zjarrta në një Barcelonë me sulm eksploziv. Pas një fushate të shkëlqyer me Spanjën në kampionatin botëror David Villla llogaritet si futbollisti kryesor për të fituar Pichichi-n (shënuesi më i mirë) këtë vit.
Marouane Chamakh
Një blerje klasike e Arsenalit i cili ka potencial të bëhet një lojtarë shpëtues për londinezët. Ish sulmuesi i Bordeaux do tu japë The Gunners një prani shumë më të madhe dhe të nevojshme në duelet në ajër në fazën e sulmit, ndërsa së bashku me Robin Van Persie do krijojnë një sulm të frikshëm për kundërshtarët.
Yaya Toure
City i ka lakuar muskujt këtë verë dhe me blerjen e anëtarit të Bregut të Fildishtë i kanë shtuar më shumë forcë tani më një mesfushë të fuqishme të tyre. Yaya tani do të luaj së bashku me vëllanë e tij Kolo, por sa do t’i ndihmojnë këta dy futbollistë që të ngrihet City kur dihet që të dy kanë detyra mbrojtëse ?
David Silva
Futbollisti anësor i talentuar kaloi në Mancheser City pas shtatë vitesh të kaluara në Spanjë për Valencian. Ndoshta nuk luajti ndonjë rol kryesor për Furinë e kuqe në triumfin e kampionatit botëror por me siguri se do të provojë të arsyetojë çmimin e lartë që është paguar për të duke iu ndihmuar Cityt që të kualifikohet për në ligën e kampionëve.
Joe Cole
Anësori anglez do të ketë çka të dëshmojë pasi që në Afrikën e Jugut kishte rolin e zëvendësuesit dhe largimit pa ndonjë ceremoni nga Stamford Bridge. “Plehu” i gjuajtur e Chelseat mund të provojë të jetë thesari i Liverpoolit.
Angel di Maria
Anësori i ri argjentinas ka qenë blerja e parë e Real Madridit këtë verë nën udhëheqjen e Jose Mourinhos. Ai përbën shpenzimet më të mëdha të të Bardhëve këtë afat kalimtar dhe pritshmëritë do të jenë të larta.
Javier Hernandez
'Chicharito' ka bërë kërcimin më të madh të futbollistëve këtë verë nga Mexico në njërin ndër klubet më të mira në bot Manchester United. Ai fitoi reputacion në kampionatin botëror duke shënuar dy gola kundër Argjentinës dhe Francës ndërsa nga Sir Alex Ferguson tani më është quajtur futbollist i klasit të parë.
Adriano Ribeiro
“Perandori” do të fitoj të gjitha zemrat dhe mendjet njerëzve romanë nëse ai do të mund të udhëheq Giallorosët në titullin e parë në Serie A qysh nga stinori 2000-2001. Ai duhet të liroj shpirtin e keq dhe djallin i cili e ka ndjekur atë në Inter për ndërprerë skuadrës së tij të vjetër suksesin edhe në një skudeto tjetër.
Sami Khedira
Ishte njëri ndër yjet kryesor të Gjermanisë në kampionatin botëror ku fituan vendin e tretë. Ai e shfrytëzoi më së miri mundësin që iu dha në Afrikën e Jugut duke e bindur Real Madridin që të interesohet për shërbimet e tij.
Simon Kjaer
Njëri i ndër mbrojtësit më të kërkuar gjatë afatit kalimtar përfundoi na Ëolfsburg. Skuadra gjermane mposhti në garë për danezin e ri klubet si Manchester United,Liverpool dhe Milano i cili shquhet për pjekurin dhe produktivitetin në fazën e mbrojtjes.
10-tëshja e dytë e transferimeve
11. Adriano Correia - Barcelona
12. Pedro Leon - Real Madrid
13. Aleksandr Kolarov - Manchester City
14. Filipe Luis - Athletico Madrid
15. Rafinha - Genoa
16. Hernanes - Lazio
17.Mehmet Topal - Valencia
18.Roberto Soldado - Valencia
19.Milan Jovanoviç - Liverpool
20.Leonardo Bonuçi - Juventus
Austri, Sulimani e Skela, objektivat e LASK Linz
VJENË - Skuadra nga Austria, LASK Linz ka zgjuar interesim për t’i siguruar shërbimet e dy futbollistëve shqiptarë gjatë këtij afati kalimtar. Mediat austriake gjatë javës kanë raportuar se LASK është duke e ndjekur Emin Sulimanin, i cili nuk ka mundur të gjejë ndonjë klub gjerman për të luajtur në edicionin e ri. Sulimani, sipas të gjitha gjasave, në edicionin e ri do të luajë për LASK Linz. Ndërkohë, të mërkurën nachrichten.at ka njoftuar se përpos Sulimanit, LASK Linz ka shprehur interesim edhe për reprezentuesin shqiptar, Ervin Skela. Sipas kësaj ueb faqeje, gjasat janë reale që 33 vjeçari t’i bashkohet skuadrës austriake, pasi Skela është duke kërkuar një klub të ri sepse aktualisht është futbollist i lirë.
Kapelo i jep fund karrierës së Bekam: Është i madh në moshë
LONDËR - Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo i ka dhënë efektivisht fund karrierës ndërkombëtare të ish- kapitenit të skuadrës Devid Bekam. Një ditë përpara ndeshjes miqësore me Hungarinë, Kapelo tha për televizionin ITV Sport, se mesfushori i Los Angeles Galaxy është shumë i madh në moshë për të luajtur sërish për Anglinë. “Faleminderit Devid” tha Kapelo, i cili e përdori ish lojtarin e Manchester United dhe Real Madrid si pjesë e stafit të tij në kampionatin e fundit boteror, Afrike e Jugut 2010. 35-vjeçari Bekam, bëri debutimin e tij kundër Moldavisë në 1996-ën, ndërsa shfaqja e tij ndërkombëtare më e fundit ishte kundër Bjellorusisë në tetor të vitit të kaluar. Ai ka shënuar 17 gola për Anglinë. Por vetë Bekam, i cili humbi botërorin për shkak të një dëmtimi, ka thënë se nuk do të tërhiqet kurrë nga futbolli ndërkombëtar. Duke folur dje për gazetarët në Los Anxheles, ai tha se ka ndërmend të rikthehet në mes të shtatorit.
Ballack do të mbajë sërish shiritin e kapitenit
BERLIN - Michael Ballack, kapiten i ekipit të Gjermanisë deri në Botërorin 2010, ku mungoi për arsye dëmtimi, konfirmoi të enjten se trajneri gjerman, Joachim Löë, i ka thënë se do të marrë shiritin e kapitenit pas rikthimit në skuadër. Në Afrikën e Jugut, ku Gjermania zuri vendin e 3-të, shiritin e kapitenit e mbajti Philipp Lahm, pas dëmtimit të Ballack në kaviljen e djathtë. 33 vjeç me 98 seleksione (55 prej të cilave si kapiten), Ballack do të rikthehet pas katër sezonesh me Celsin, në kampionatin gjerman të futbollit me Bayer Leverkusen.
Barcelona shumë pranë Mascheranos së Liverpoolit
BARCELONË - Argjentinasi Javier Mascherano sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Liverpooli, por jo siç është spekuluar te Interi, pasi që ai do të transferohet te Barcelona, nëse mund t’u besojmë mediave katalanase. Sipas një raporti në të përditshmen katalanase El Mundo Deportivo, vendimi i Interit për të mos transferuar Mascheranon, ka alarmuar tej mase kampionët e Spanjës, Barcelonën, të cilët kanë rishfaqur interesin e tyre për mesfushorin e hekurt. Barcelona ka qenë pas Fabregasit, por pas ‘shuplakës’ nga Arsenali, tani Blaugranët janë rikthyer në Anfield Road, për të arritur një marrëveshje për Mascheranon. Hodgson është adhurues i flaktë i Aliaksandr Hleb dhe besohet se një ofertë prej 10 milionë eurosh plus shërbimet e bjelloursit mund të lëkundin drejtuesit e Merseyside. “Mascheranos i pëlqen ideja për t’u bashkuar me Barcelonën. Ai nuk e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin dhe klubi ka premtuar se do të kooperojë nëse vjen ndonjë ofertë e mirë. Situata dallon nga ç’ishte vitin e kaluar”, theksoi agjenti në Spanjë i Mascheranos, Horacio Zandonadi.
13 Gusht 2010