Vorskla nuk heq dorë nga Dallku e Curri

Skuadra ukrainase e Vorskla Poltava ka mohuar mundësinë e largimit të dy futbollistëve të kombëtares shqiptare, mbrojtësve Debatik Curri e Armend Dallku. Në faqen zyrtare klubi ukrainas ka pranuar interesimin e disa skuadrave turke, rumune e angleze për futbollistët e saj por ka mohuar cdo mundësi për largimin e tyre.
"Armend Dallku dhe Debatik Curri kanë kontratë me klubin dhe për kurrfarë largimin nuk mund të bëhet fjalë. Klubi nuk mund të lejojë largimin e futbollistëve që janë skeleti i skuadrës së gjelbër", thuhet përvec tjerash në shkrimin e botuar në faqen zyrtare të Vorskla Poltava. Armend Dallku është bashkë me skuadrën në fazën përgatitore në Turqi, ndërsa Debatik Curri është duke iu nënshtruar rehabilitimit në një klinikë gjermane.