E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC KARTA numëron 330 mijë abonentë

07/04/2009  Produkti më i pëlqyer

AMC KARTA ka vetëm 7 muaj që është hedhur në treg dhe tashmë numëron 330 mijë abonentë. Ajo është një paketë e plotë me parapagesë që aplikon tarifë të njëjtë për të gjitha telefonatat brenda vendit. Abonentët flasin me 8.3 lekë për minutë me çdo numër kombëtar, si celular ashtu edhe fiks. Abonentët e saj përfitojnë çdo shërbim me parapagesë të AMC-së, p.sh. Internetin për të gjithë, Fun Tune, Credit Transfer, Ring Me, SMS, MMS dhe mesazhet Zlango. Si rrjedhim i kësaj rritje të abonentëve u përsos më tej kjo paketë dhe koha fillestare e bisedës u ul në 30 sekonda. Pas këtyre 30 sekondave, fillon tarifimi për sekondë. Koha fillestare e bisedës për telefonatat ndërkombëtare është 15 sekonda. Më pas fillon tarifimi për sekondë. Abonentët mund të formojnë një grup me tre numra AMC, një numër kombëtar çdo rrjet kombëtar përveç AMC-së dhe një numër ndërkombëtar dhe mund të komunikojnë me tarifa më të ulëta. Të gjithë pjesëtarët e AMCKARTA mund të flasin me 3.75 lekë për minutë drejt numrave AMC dhe me 40 lekë për minutë drejt numrit ndërkombëtar të grupit tuaj Friends & Family. Ndërsa drejt numrit kombëtar mund të flasin pas minutës së dytë, me tarifa 50% më të ulëta se tarifa e zakonshme AMCKARTA. Abonentët në bazë të konsumit mujor, mund të përfitojnë deri në 60 minuta kohë bisede falas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›