Edi Spaho raporton abuzimet me tenderat
07/04/2009 Në 2008-n janë 354 vendime, nga të cilat në 102 raste rekomandohet anulim i procedurave
Avokati i Prokurimeve: Vonesat në shqyrtimin e ofertave krijojnë dyshime tek operatorët
Ministritë abuzojnë me proceduat e tenderëve publikë. Vetë Avokati i Prokurimeve Publike ka raportuar para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë se operatorët ekonomikë hedhin dyshime për zhvillimin e tenderave, një mangësi që e ka detyruar këtë institucion të rekomandojë anulimin e procedurave për 102 raste, nga 354 vendime që ka marrë në total për vitin 2008. Avokati i Prokurimeve, Edi Spaho, theksoi në raportimin e tij se nga totali 129 vendime kanë qenë në mbështetje të operatorëve ekonomikë dhe në 30 raste janë dhënë rekomandime për rivlerësim të ofertave. Ndërsa 64 vendime të Avokatit të Prokurimeve janë të pambështetura nga APP-ja. “Ka raste kur autoritetet kontraktore zvarrisin dhe anulojnë tenderët me justifikime të ndryshme për të vazhduar në mënyrë abuzive kontratat me subjektet e mëparshme apo që të zhvillojnë procedura pa negocim pa shpallje”, - tha Edi Spaho. Deputetët kërkuan një raport për shkeljet me tenderët në ministri të ndryshme. “Ne kemi kompetencë që të mbrojmë operatorët ekonomikë nga shkeljet e institucioneve të ndryshme në procedurat e prokurimit. Dhe kjo bëhet në bazë të ankesave të tyre. Janë 354 ankesa dhe në 52 raste është bërë monitorimi ex-oficio, me iniciativën e institucionit tonë. Ne kemi evidenca për këto 400 raste që kemi në total”, - tha Edi Spaho. Një prej pyetjeve të deputetëve ka qenë në lidhje me fituesit e tenderëve. Jo në të gjitha rastet, sipas tyre, duhet që çmimi më i ulët duhet të jetë çmimi fitues. “Ligji e ka shprehur qartë dhe i parashikon të dyja si vlerën më të ulët ashtu edhe vlerën më të mirë ekonomike, ku kjo e dyta është një kombinim i cilësisë me çmimin. Kjo e dyta do të thotë që jo çmimi i ulët fiton automatikisht. Fatkeqësisht në të gjitha rastet që janë evidentuar, autoritetet kontraktore janë të frikësuara të marrin ndonjë çmim tjetër përveç çmimit më të ulët. Dhe ky është një fenomen në masë që dëmton edhe cilësinë. Duhet thjesht që të hiqet frika e çmimit të ulët, duhet të ketë një kombinim të çmimit me cilësinë”, - theksoi Spaho. Mungesa e ankesave nuk tregon se prokurimi publik ka filluar në Shqipëri të ndërtohet në bazë të ligjit. Kjo sipas deputetit të PS-së, Erion Braçe, lidhet me faktin se institucioni i Avokatit të Prokurimeve jep thjesht konstatim. “Për 15 vjet resht është ndërtuar një sistem i tërë në prokurimet publike ku gjithsecili nga operatorët ka besim se mund ta zgjidhë këtë çështje me para. Duhej që institucioni juaj të mos ishte thjesht konstatues”, - tha Braçe. Sipas raportit, Ministria e Ekonomisë ka mangësi në organizimin e procedurave për dhënien me koncesion, paqartësi në dokumentet standarde, mangësi dhe vonesa për shqyrtimin e ofertave dhe finalizimin e kontratës. “Operatorët ekonomikë ankohen se shqyrtimi i ofertave për procedurat e dhënies me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve zvarriten në periudha të gjata kohore. Vonesat në shqyrtimin e ofertave jo vetëm që krijojnë dyshime tek operatorët ekonomikë për drejtësinë e vendimeve, por dëmtojnë edhe interesat ekonomike, sepse përgatitja e projekteve koncensionare është me kosto të lartë”, - thekson raporti i Avokatit të Prokurimeve. Qeveria vendosi aplikimin përmes internetit si mënyrën për të shmangur abuzimet në tendera, por sërish, sipas Edi Spahos, kjo formë prokurimi nuk i jep kompetencë Avokatit të Prokurimeve për kontrollin e plotë sepse teknikisht nuk ka akeses në sistemin elektronik.
Ndryshime në ligj
Në nëntor Avokati i Prokurimeve ka bërë propozime për ndryshime ligjore. “Mes tyre ka rekomandime ligjore, por edhe përmirësime për sistemin e prokurimit publik. Kam propozuar që Kuvendi t’ia çojë qeverisë dhe të ngrihet një grup pune midis institucioneve dhe autoriteteve kontraktore për t’i kthyer rekomandimet në ndryshime ligjore”, - tha Spaho.
Zbatimi
Rekomandimet që nxjerr Avokati i Prokurimeve nuk janë të detyrueshme. “Në raport unë e kam theksuar se 82 për qind e rasteve të këtyre ankesave janë marrë në konsideratë nga APP-ja dhe nga autoritetet kontraktore. Ne nuk jemi institucion vendimmarrës administrativisht, por jemi institucion monitorues që nxjerrim rekomandime”, - theksoi në fjalën e tij Edi Spaho.