E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC: Sa i ulim tarifat për abonentët

 

Gjatë muajve të fundit abonentët e AMC kanë përfituar nga një numër ofertash dhe ulje tarifash. AMC shpërbleu abonentët ALBAKARTA, duke ulur tarifat deri në 51 %. Telefonatat e ALBAKARTA drejt operatorëve të tjerë celularë u bënë deri 28% më të lira, ndërsa tarifat drejt numrave fiks u ulën deri në 38%. AMC zbaton politikën e tarifave të përshkallëzuara. Tarifat ulen në varësi të kohëzgjatjes së telefonatës dhe arrijnë deri 5.9 lekë/minutë për telefonatat brenda rrjetit AMC. Ulje të kostove zbatohen edhe për telefonatat drejt destinacioneve të tjera. Ndërkohë të gjithë abonentët What’s Up mund ta rimbushin llogarinë me 800 lekë ose më shumë dhe flasin brenda grupit me 0 lekë/minutë, gjithë ditën dhe natën përgjatë një muaji, dhe paguajnë vetëm 3 lekë për çdo telefonatë. Gjithashtu përfitojnë falas 100 MB internet në celular dhe mesazhe Zlango pa limit. Për më tepër, me 400 lekë mund të blejnë 200 minuta kohë bisedë, plus 200 SMS dhe 200 MMS drejt çdo numri What’s Up.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›