E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen çmimet e karburanteve në treg

 

Çmimi i karburanteve në vend ka pësuar rënie. Dje në pikat e tregtimit të karburantit, një litër naftë u shit me 120 lekë, ndërsa një litër benzinë deri në 126 lekë. Ndërsa nafta eurodezel shitej me 124 lekë/litri. Shkak për këtë rënie të çmimit të karburanteve në vend është ulja e çmimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare. Për vetë konjukturën që ka tregu vendas, është mjaft i ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, kjo pasi gati 90 për qind e nevojave të vendit për konsum plotësohet nga importi.  Aktualisht, në Shqipëri operojnë rreth 6 importues vendas, ndërsa dy importues të tjerë janë grekë. Por, kompanitë vendase zënë rreth 70-80 për qind të sasisë së naftës që importohet. Dy janë faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës në vend. I pari është faktori ndërkombëtar, pra rritja e kuotimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare, dhe faktori i dytë është niveli i akcizës dhe taksat e tjera, që duhet të paguajnë importuesit e karburanteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›