E Diel, 1 Nëntor 2026

“Poli” dhe Ngjela:Mbështesim bojkotin e PS, por jo në protestë

 

“Poli i lirisë” dhe Partia për Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës mbështesin bojkotin e Parlamentit nga ana e Partisë Socialiste dhe hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një deklaratë të përbashkët të firmosur nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PLiDr-së, Spartak Ngjela dhe kreu i PBD-së, Ylber Vata, theksohet se në zgjedhje u goditën rëndë standardet demokratike dhe pluralizmi politik, liritë politike të qytetarëve dhe perspektiva evropiane  e Shqipërisë. “Përfaqësuesit e katër partive politike vlerësuan se në zgjedhjet e 28 qershorit u goditën rëndë standardet demokratike dhe pluralizmi politik, liritë politike të qytetarëve dhe perspektiva evropiane e Shqipërisë. Përfaqësuesit e katër partive politike të qendrës së djathtë mbështetën kërkesën e drejtë të opozitës për rinumërimin e votave dhe protestat e saj për transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Mbështesim bojkotimin e Parlamentit nga deputetët e opozitës deri në plotësimin e kërkesave të drejta për hapjen e kutive”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu këto katër forca politike kërkojnë hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave në qarqet e kontestuara. Por i pyetur nëse këto forca do të marrin pjesë në protestën e 10 tetorit, Julian Mema, kryetar i forumit rinor demokristian, tha se këto forca nuk do të jenë të pranishme në këtë protestë, duke lënë të hapur pjesëmarrjen në protesta të simpatizantëve të këtyre forcave. “Mbështesim ankesat që LZHK i ka bërë institucioneve kushtetuese për ndëshkimin e shkelësve të ligjit, dhe njëkohësisht inkurajojmë këto institucione për zbatimin e ligjit, me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve tek pavarësia e gjyqësorit”, thuhet më tej në deklaratë. Gjithashtu përfaqësuesit e këtyre katër partive politike hodhën idenë e rigrupimit të partive opozitare të qendrës së djathtë në një organizëm të përbashkët politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›