E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI me anëtarë në komisione, ikën PR

 

KQZ shtyn hedhjen e shortit për përcaktimin e anëtarit të shtatë të pesë KZAZ-ve, që do të krijohen për shkak të zgjedhjeve të pjesshme vendore më 15 nëntor. Në projektvendimin e përgatitur nga ana e KQZ-së parashikohej që partitë që përfitonin nga kjo ndarje ishte Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Gjithashtu ishte parashikuar që edhe partitë politike do të përfaqësohen në KZAZ me 7 anëtarë. Vetë KQZ-ja kishte realizuar ndarjen e partive politike, që sipas Kodit duhet të përcaktohet mbi bazën e përbërjes së re të Parlamentit, duke ruajtur raportin mes maxhorancës dhe opozitës. Në të rezultonte që LSI-ja të rreshtohej në krahun e maxhorancës, ndërsa në atë të opozitës ishte PBDNJ-ja. Kjo ka sjellë edhe largimin automatik të PR-së. Përfaqësuesi i PD-së në këtë komision, Njazi Kosovrasti, kërkoi të njihej me arsyet se pse ishte ndërmarrë një veprim i tillë. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, shpjegoi se është kryer ndarje pasi dihet publikisht ndarja në kahe e partive në konfiguracionin e ri parlamentar. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkohej të njihej nëse KQZ i është drejtuar me shkresë Kuvendit për t’u njohur zyrtarisht, se cilat janë partitë që kanë të drejtën të përfaqësohen me anëtarë në KZAZ dhe KQV. Por administrata ia mohoi një gjë të tillë, duke deklaruar se nuk i është drejtuar këtij institucioni. Subashi kërkoi që të mos ndërmerret asnjë veprim pa marrë përgjigje zyrtare nga Kuvendi. Kjo bëri që vendimi të shtyhet deri në momentin kur të ketë një ndarje zyrtare të partive të shumicës dhe opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›