Privatizimi i INSIG, Kuvendi i jep “Ok” shitjes së të gjitha aseteve
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje formulën e re të privatizimit të Kompanisë së Sigurimeve INSIG. Pas dështimit të procesit të parë të privatizimit, qeveria ka vendosur ta nxjerrë sërish në shitje këtë kompani. Por këtë herë në tender do të mund të marrin pjesë edhe kompani vendase, përveç atyre ndërkombëtare. Sipas Drejtoreshës së Legjislacionit në Ministrinë e Financave, Lindita Rusmali, në tenderin e hapur ndërkombëtar do të dalin 100 % të aksioneve të kësaj kompanie, pas kthimit nga dy institucionet ndërkombëtare financiare, BERZH dhe IFC, 39 % të aksioneve qeverisë shqiptare. Një tjetër elementi i këtij projektligji, sipas Rusmalit, është edhe përfshirja në garë e kompanive shqiptare. Procesi i privatizimit të INSIG-ut filloi në janar të vitit 2007 dhe kaloi në disa faza, ku paraqitën interes dhe morën pjesë 10 kompani të huaja, si investitorë strategjikë për privatizimin e tij. Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave ranë dakord që çmimi mesatar i privatizimit të mos jetë më i vogël se oferta e bërë për tenderin e mëparshëm ndërkombëtar. Procesi i privatizimit të INSIG-ut filloi në janar të vitit 2007 dhe kaloi në disa faza, ku paraqitën interes dhe morën pjesë 10 kompani të huaja, si investitorë strategjikë për privatizimin e tij. Por, për shkak të krizës financiare botërore, në fazën finale të tij rikonfirmoi ofertën e saj për blerjen e INSIG-ut vetëm kompania amerikane American Reserve Life Insurance, e cila ofroi një çmim prej 41 milionë euro në total. Por kjo kompani u tërhoq nga blerja e INSIG-ut, për shkak të krizës financiare globale.