E Shtunë, 31 Tetor 2026

“AMC” dhe “Nokia” bashkojnë teknologjinë



“AMC”-ë, kompania lider në tregun e telekomunikacionit, u ofron të gjithë abonentëve të vet bashkëpunimin me markën më të rëndësishme të aparateve celularë, “Nokia”. Kompania “AMC”-ë ndërthur teknologjinë moderne celulare me shërbime inovative dhe kështu afron abonentët me ngjyrat më të dashura për ta. Nga sot, “AMC”-ja sjell një ofertë interesante komunikimi për festat e fundvitit. Në të gjitha dyqanet e “AMC”-së, rrjeti më i madh në vend, mund të gjeni ofertën e re, që vjen si një bashkëpunim i saj me kompaninë “Nokia”. Me blerjen e një celulari “Nokia 2700” apo “Nokia 5130” në dyqanet e “AMC”-së, përfitoni edhe një numër “AMC Karta”, me të cilin abonentët mund të flasin falas me të gjitha numrat “AMC”-ë çdo fundjavë, për një vit. Falë këtij bashkëpunimi, të gjithë abonentët “AMC”-ë mund të kenë teknologjinë më të fundit “Nokia”, dhe mund të flasin pafund gjatë fundjavave me të gjithë miqtë e tyre “AMC”-ë.
Kompania do t’u qëndrojë pranë abonentëve edhe në të ardhmen, duke u ofruar jo vetëm shërbimin më të mirë, por edhe teknologjinë më të fundit, falë bashkëpunimeve me kompanitë më prestigjioze në fushën e komunikimit.

15 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›