E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit fillojnë në dyqanet “Vodafone”



Festat e fundvitit tashmë janë më pranë se kurrë dhe të gjithë dyqanet “Vodafone” janë veshur me një atmosferë festive. Ato tashmë ngjajnë si shtëpi të lumtura që përgatiten të surprizojnë të gjithë vizitorët. Duke vizituar dyqanet “Vodafone” në Shqipëri, të gjithë klientët aktualë dhe ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe “Vodafone”, do të gjejnë më shumë se sa ngjyra dhe ndriçim. Në surprizat e fundvitit bën pjesë shërbimi më i ri “Vodafone E-top up”, të cilin ju mund ta gjeni në të gjitha dyqanet tona. Duke përdorur këtë mënyrë shumë praktike rimbushjeje, ju përfitoni më tepër se sa një metodë të re për të pasur kohe bisede në celularin tuaj. Në fakt, ju përfitoni shumë minuta falas. Kështu, për rimbushjet nga 1000 deri në 2999 lekë, ju do të përfitoni 10 minuta kohë bisede falas, për rimbushjet nga 3000 deri në 4999 lekë përfitoni 15 minuta kohë bisede falas dhe për rimbushjet mbi 5000 lekë, përfitoni 20 minuta kohë bisede falas. Me “Vodafone E-top up”, ju do të keni edhe më shumë kohë për të uruar miqtë tuaj kudo që ata ndodhen. Gjithashtu dhurata të shumta janë përgatitur për të gjithë vizitorët e dyqaneve tona. Duke blerë një numër të ri me parapagesë ose me kontratë ju përfitoni një nga dhuratat: USB, çadër, mbajtëse çelësash ose mbajtëse celulari.

15 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›