E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC dhuron 12 kompjuterë të rinj

 

AMC ka mbështetur ngritjen e laboratorit të ri të teknologjisë së informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës. AMC ka dhuruar 12 kompjuterë për këtë laborator, që do t’u mundësojë studentëve të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, aplikimin praktik të të gjitha çështjeve të mësuara në teori, si dhe zhvillimin e mëtejshëm profesional të tyre, duke i bërë ata të aftë që me njohuritë e marra gjatë studimeve të tyre të përshtaten lehtësisht në mjediset ku do të punojnë.  AMC ka mbështetur institucione të ndryshme arsimore, shëndetësore, organizata jofitimprurëse, shkollën 9-vjeçare “7 Marsi”, shkollën e mesme “Isa Boletini Vorë”, Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë, maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, si dhe të tjera institucione publike, duke dhuruar më tepër se 200 pajisje elektronike dhe informatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›