Leucemia, ilaçet do rimbusohen
Rreth 30 pacientë të sëmurë me leucemi dhe 10 pacientë që janë planifikuar të kryejnë transplantin e veshkave në QSUT do të trajtohen me medikamente të rimbursueshme. Sipas llogaritjeve, receta e një pacienti me leucemi ka një kosto prej 3.6 milionë lekë. Listës së barnave të rimbursueshme, nga ku përfitojnë 250 mijë pensionistë, i janë shtuar edhe 31 medikamente të reja ose 70 alternativa. Në listën e barnave të rimbursueshme tashmë përfshihen 405 medikamente alternative e parë, ndërkohë që vitin tjetër kjo shifër pritet të rritet serish. “Ndër barnat e reja ofrohen alternativa të reja terapeutike të gamës së barnave antispastik, diuretik, antiepileptik, neuroeptik etj. Ndërhyrja më e rëndësishme është futja e dy barnave të reja të diagnozave të patrajtuara më parë. Njëri është për trajtimin e leucemisë, dhe tjetri është Vnganciklovir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve që i janë nënshtruar transplantit renal në periudhën post transplantit” u shpreh dje Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.