E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC dhuron pajisje kompjuterike për institucionet

 

Kompania celulare AMC ka përmbyllur fazën e dytë të ndihmës së ofruar për shkollat e dëmtuara, nga shpërthimi që ndodhi rreth një vit më parë në Gërdec. AMC ndihmoi për ngritjen e bibliotekave në shkollat e Vorës dhe Marikajt. Faza e parë e ndihmës së ofruar kishte të bënte me kalimin e emergjencës dhe kthimin sa më të shpejtë të nxënësve nëpër shkolla. Shkolla e Vorës dhe ajo e Marikajt u rikonstruktuan me ndihmën e AMC në një kohë mjaft të shkurtër. Pas rekonstruksionit, Stefanos Oktapodas, drejtor i përgjithshëm i AMC, zhvilloi një vizitë në këto dy institucione arsimore për të parë situatën nga afër dhe u premtoi nxënësve dhe drejtuesve të këtyre shkollave ngritjen e bibliotekave.  Ky premtim u materializua me ngritjen e bibliotekave brenda ambienteve të shkollave, si dhe me dhurimin 500 librave. Librat janë përzgjedhur nga lista e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ciklin 9 vjeçar. Kontributi i AMC për këto dy shkolla tashmë ka kaluar nga stadi i emergjencës në atë të përmirësimit të cilësisë së edukimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›