AMC, fonde për qendrën kombëtare mjekësore
20/03/2009 “Mesazh shprese”
AMC prezantoi këtë vit projektin e kontributit nëpërmjet mesazheve, i quajtur “Mesazhe shprese”. Kompania AMC i dhuroi Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” një shumë të konsiderueshme nga të ardhurat e grumbulluara prej mesazheve të dërguara gjatë festave të Vitit të Ri. Ky kontribut do të ndihmojë fondacionin për ngritjen e “Qendrës Kombëtare Mjekësore për Fëmijë”, misioni i së cilës është trajtimi i fëmijëve me vështirësi në zhvillim, me fokusin tek fëmijët që vuajnë nga autizmi dhe çrregullimet e sjelljes. Drejtori i përgjithshëm i AMC-së, Stefanos Oktapodas dhe presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, Liri Berisha, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit. “Është pjesë e filozofisë sonë të biznesit dhe gjithë grupit Cosmote, deklaroi ai, që të jemi pranë komunitetit. Jemi të lumtur që jemi pjesë në një projekt kaq të rëndësishëm, siç është ngritja e këtij spitali dhe jemi të hapur për një bashkëpunim më afatgjatë për ngritjen e qendrës”. Sipas zonjës Berisha, ngritja e kësaj qendre është një sfidë e madhe. Nisma “Mesazh shprese” e AMC është pjesë e programit të përgjegjësisë sociale të saj, në sektorin e mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve.