E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda shqiptaro-amerikane, drogë me avionë në Ballkan

20/03/2009  Operacion i fuqishëm, kapen heroinë dhe ekstazi, dy bosët e grupi janë shqiptarë

NJU XHERSI- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shkatërruar një bandë kriminale, për të cilën FBI-ja beson se krerët e saj kanë qenë dy shqiptarë, banues në Nju Xhersi, Myfit Dika dhe Kujtim Lika. Sipas të dhënave, banda përbëhej nga shqiptarë, kosovarë dhe amerikanë, të cilët ushtronin trafik ndërkombëtar droge, steroidësh, cigare kontrabandë dhe produkte të tjera false. FBI pohon se 17 prej të dyshuarve si anëtarë të kësaj bande janë arrestuar ditët e fundit, 4 prej tyre ishin në burg, ndërsa 5 të tjerë janë ende në kërkim. Zyrtarët bëjnë të ditur se grupi vepronte në disa qytete në veri të Nju Xhersit si në Bruklin, Nju Jork, por mësohet se kishte lidhje dhe me grupe kriminale në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Kanada si dhe në disa shtete të tjera të SHBA-së. Gjatë operacionit FBI sekuestroi më shumë se 500 mijë dollarë, si dhe dy aeroplanë, të cilët dyshohet se përdoreshin për të transportuar drogën dhe lëndët e tjera të kontrabandës. Nga hetimet e deri tanishme rezulton se dy shqiptarët Myfit Dika dhe Kujtim Lika janë drejtuesit e këtij rrjeti kriminal. Për të vënë në jetë planet e tyre ata kanë rekrutuar një numër të madh personash që i përkasin kombësive të ndryshme, të cilët më pas janë vënë në shërbim të dy shqiptarëve. Këta të fundit për transportimin e drogës dhe lëndëve të tjerë nga Evropa në Amerikë, kishin mundur të blinin dy avionë. Organizata u zbulua falë agjentëve të FBI-së të infiltruar, të cilët kishin arritur të blinim më shumë se 30 mijë pilula ekstazi dhe 2 kg e 500 gr heroinë dhe armë nga të dyshuarit. Sipas FBI-së, në shkurt piloti Louis Luyten, dhe Paul Robinson,nga Glastonbury ishin regjistruar në një kasetë filmike teksa arrinin një marrëveshje me agjentët e infiltruar të FBI-së për të dërguar 10 kg kokainë nga Florida në aeroportin e Ocean City.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›