AMC hedh në treg iPhone 4 në Shqipëri
Ihone 4 është i pajisur me “FaceTime”, që bën realitet ëndrrën e video-telefonatës, dhe me ekranin e ri “Retina” të Apple, ekranin me rezolucionin më të madh që ka pasur ndonjëherë një telefon dhe që shfaq tekst, imazhe dhe video super të qarta. iPhone 4 ka edhe kamer 5 MP, me blic LED, video-regjistrim në HD, procesor A4 të Apple, xhiroskop me 3 boshte dhe kohë bisede deri 40 % më të gjatë. Ky është smartphone më i hollë në botë, me dizenjon e re të mrekullueshme prej qelqi dhe çeliku që nuk ndryshket. iPhone 4 ka të instaluar iOS 4, variantin e ri të sistemit operativ celular më të përparuar në botë, i cili përfshin mbi 100 funksione. App Store revolucionar ofron akses në mbi 200 000 aplikime, përfshirë edhe aplikimin e ri Movie, të përgatitur posaçërisht për iPhone 4. “Jemi krenarë që e sjellim të parët zyrtarisht iPhone 4 në tregun shqiptar. Fillimi i shitjeve të iPhone vërteton sërish angazhimin tonë për t’u ofruar abonentëve produktet dhe shërbimet më të reja, si dhe aftësinë tonë si pjesë e Grupit OTE-Deutsche Telekom për të ofruar produkte e shërbime inovative e për të sjellë afër kujtdo në vend teknologjinë më moderne. Burimet tona njerëzore dhe teknike do të jenë që në fillim në dispozicion të të gjithë të interesuarve për iPhone”, u shpreh zoti Dimitris Blatsios, Drejtor Ekzekutiv i AMC.