E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora pa drita, ikën edhe uji

Qyteti i Vlorës prej më shumë se tri ditësh po përjeton një terr të tejzgjatur dhe si pasojë edhe mungesën e ujit të pijshëm. Burimet në Drejtorinë rajonale Vlorë të CEZ kanë bërë të ditur se kufizimi ka ardhur si pasojë e një remonti që po kryhet në rrjetin e shpërndarjes së tensionit të lartë. Por banorët e qytetit të Vlorës nuk janë vënë në dijeni për ndërprerjet e energjisë elektrike. Sipas CEZ të Vlorës, ndërprerjet në vazhdim do të jenë nga e diela deri të enjten në orarin 07:30 me 13:30 dhe 14:30 me 16:30. Nga mungesa e energjisë ka pasur dhe vonesa në portin detar të Vlorës, ku qytetarët të cilët do të udhëtojnë drejt Italisë kanë pritur në radhë, për shkak të ndikimeve në sistem nga mungesa e energjisë. Po ashtu dhe për personat që aplikojnë për pasaporta biometrike ka pasur probleme, duke pritur me orë të tëra për të aplikuar për pasaporta. Mungesa e energjisë ka favorizuar edhe vjedhjet, direkt të prekur nga kjo edhe linjat e energjisë. E. H

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›