E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teknologjia 3G, ja telefonat e përshtatshëm

Tashmë që Vodafone ka sjell në treg teknologjinë 3G, do të kemi një kapacitet më të lartë për transmetimin e të dhënave në aparatet celularë dhe do të rritet shumë shpejtësia e internetit. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë Vodafone, e cila është e para dhe e vetmja në Shqipëri që ofron teknologjinë 3G. Bizneset si dhe individët do të përfitojnë shumë nga ky shërbim, ofertat e reja të Vodafone do të mundësojnë lidhjet e internetit me çmime gjithmonë e më të ulta. Vodafone Albania do të bëjë funksionale HSDPA deri në 14,4 Mbps në të gjitha stacionet bazë, si edhe HSUPA 2 Mbps. Rrjeti me shpejtësi të lartë do të ofrohet shumë shpejt në zonat urbane dhe në ato me trafik të lartë. Telefonat të cilësuar si më të përshtatshëm për teknologjinë 3G janë Smartphones, të cilët kanë kapacitetin e duhur për t’ju ofruar shërbimet 3G më së miri. Telefonat ideal me të cilët çdo abonentë Vodafone mund të përfitojë nga shërbimet fantastike të 3G janë iphone, ipad, Samsung Galaxy Tab, Nokia Smartphones, Google Nexus, BlackBerry Torch, Blackberry Bold 9000, Blackberry Bold 9700, Blackberry Curve 8900.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›