E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC, hedh në treg paketë të re

 

AMC, kompania e parë e telefonisë celulare në vend, ka vendosur të prezantojë një paketë të re. Ato që do të blejnë SUPERPAKON e ofruar nga AMC do të gjejnë brenda në të një aparat celular dhe një kartë me parapagesë AMCKARTA. Aparati celular i SUPERPAKOS është një model F188 i branduar AMC dhe i pajisur me kamera prej 2 megapikselësh, Internet 3G, Radio FM, lexues MP3, bluetooth, WAP, vend për kartë memorie MicroSD, kufje dhe portë USB për t’u lidhur me kompjuterin. Ky aparat është ekskluzivisht për AMC. Numrat AMCKARTA të SUPERPAKOS përmbajnë një ofertë të veçantë dhe shumë të leverdisshme për ato që duan t’i kalojnë fundjavat duke folur e komunikuar me familjarët, të afërmit apo miqtë. Abonentët që do të blejnë këtë SUPERPAKO do të përfitojnë telefonata falas kundrejt të gjithë numrave AMC çdo fundjavë për plot 12 muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›