Meta: Qeveria e re do liberalizojë vizat me BE
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, e cilësoi deklaratën e komisionerit evropian për zgjerimin si jo të papritur dhe të panjohur. Sipas tij, qeveria e re do të realizojë liberalizimin e vizave me BE-në. “Deklarata e komisionerit për zgjerimin e BE-së, Oli Rehn, për liberalizimin e vizave nuk është e panjohur dhe e papritur sa pritej që këto vende të përfitonin më shpejt. Nuk duhet të harrojmë se këto vende janë ato vende pjesë e ish-Jugosllavisë, ku nuk ka pasur nevojë për viza 20 vite më parë dhe njëkohësisht janë të qarta dhe standardet që duhet të përmbushë Shqipëria për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Dihen standardet që nuk janë kryesisht çështje me karakter teknik, sikurse u theksua edhe sot në Bruksel. Unë kam besim të plotë që koalicioni i ri me një të ardhme shumë të shpejtë, do të realizojë këtë synim madhor dhe këtë ëndërr e të gjithë shqiptarëve, pra liberalizimin e vizave me BE-në”, tha Meta.