Kriza rrit kreditë me probleme
Kriza ka ndikuar në rritjen e kredive me probleme. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, vështirësitë e sektorit real të ekonomisë, ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe vetë tkurrja e fortë e kreditimit, për shkak të situatës së paqëndrueshme të likuiditetit në muajt e fundit, ka sjellë rritjen e vëllimit të kredive me probleme, pavarësisht nga lloji i valutës, mënyra ose sektori i përdorimit. Rritja e kredive me probleme, ka nxitur një proces të shtrëngimit të procedurave në kredidhënie, duke sjellë ulje të vëllimit të kreditimit dhe shkurtim të afatit të kredidhënies. Gjithashtu, ajo është shoqëruar me rritjen e fondeve rezervë të bankave për të përballuar humbjet e mundshme nga kreditë, gjë që ka ndikuar në rënien e rezultatit financiar të sektorit bankar. Për këtë arsye ekspertët e bankave theksojnë se duhet të rritet kreditimi në lekë.