AMC-ja, dhurata për fëmijët e braktisur
AMC-ja ka ndihmuar fëmijët e braktisur dhe të moshuarit e vetmuar me dhurata sipas nevojës së gjithsecilit, duke bërë që ata të kenë një mjedis sa më të ngrohtë për festa. Kjo kompani e telefonisë celulare ka shpërndarë dhurata në 5 shtëpitë e foshnjës, 3 prej shtëpive të fëmijës dhe 8 qendrave për të moshuarit, që ndodhen në të gjithë Shqipërinë. Përveç dhuratave për të gjithë, ajo ka ndihmuar gjithashtu edhe vetë institucionet, të cilat kujdesen për fëmijët dhe të moshuarit, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ka plotësuar nevojat në godinat ku jetojnë. Gjithashtu, për t’u ndodhur sa më afër fëmijëve dhe të moshuarve për natën e Vitit të Ri, AMC-ja do të angazhojë stafin e saj në të gjithë vendin që të festojnë së bashku me të gjithë këta njerëz në nevojë në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Kavajë, Vlorë, Fier, Sarandë, Korçë dhe Gjirokastër. Njëkohësisht kjo shoqëri do të kujdeset edhe për fëmijët e sëmurë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të përgatitur lodra dhe dhurata për ta. AMC-ja ka marrë përsipër që të jetë pjesëmarrëse në aktivitete sociale për mbështetjen e shtresave në nevojë dhe premton se edhe gjatë vitit 2009 do të vazhdojë që të japë kontributin e saj më qëllim krijimin e një mjedisi shoqëror sa më energjik.
27 Dhjetor 2008