E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: “Prokurorët janë më të ekspozuar ndaj krimit të rrugës”



Sipas kryeprokurores Ina Rama, një ligj i tillë është vetëm derivat i dy ndryshimeve të para, të cilat jo vetëm lënë të pambrojtur prokurorët, por mbi të gjitha dobësojnë ndjeshëm pavarësinë e Prokurorisë së Përgjithshme. "Mendoj se është i panevojshëm shfuqizimi i Nenit 36, që lidhet me imunitetin e prokurorëve", - u shpreh Rama. Duke i bërë një paralelizëm imunitetit të prokurorit dhe imunitetit të deputetit, shefja e organit të akuzës u shpreh: "Ky nuk është imunitet i ngjashëm me atë të deputetëve, por është vetëm mbrojtje nga procedimi penal. Mendoj se shfuqizimi i këtij neni do të japë impakt negativ, pasi i nxjerr prokurorët përballë abuzivitetit të rrugës ku janë në krye të detyrës. Në rast se shfuqizohet ky nen, do të kemi një gjendje arresti për prokurorët, e cila, edhe nëse ndreqet nga prokurori i Përgjithshëm, do të bëhej publike dhe do të sillte një imazh negativ në opinionin publik". Përsa i përket raportit që ministri i Drejtësisë do të mbajë në Kuvend, kërkoi sqarime se për çfarë do të vlejë raportimi në Kuvend i konkluzioneve të ministrit. "Në rast se dilet me dy raporte, Kuvendit i duhet të votojë vetëm njërin dhe mendoj se Parlamenti do të miratojë raportin e paraqitur nga ministri i Drejtësisë. Ky nen është një vegël që kërkon të vërë prokurorin e Përgjithshëm në mes të një debati politik dhe publik, ku ky institucion do të gjendet nën presionin e qeverisë", - u shpreh kryeprokurorja Rama.

28 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›