E Diel, 1 Nëntor 2026

Fishekzjarret mbeten stok nëpër magazina, fëmijët nuk kanë para t’i blejnë



Kriza ekonomike që ka përfshirë konsumatorët shqiptarë ka lënë pa shitur edhe fishekzjarret këtë vit. Pothuajse të gjithë tregtarët thonë në një zë se, “shitja e fishekzjarrëve është zero këtë sezon dhe se në krahasim me një vit më parë ka ndryshim të madh”. Frika më e madhe e tyre është se malli ka mbetur i bllokuar dhe nëse nuk e shesin dot për festa, atëherë ka shumë mundësi që të falimentojnë. “Llojet janë të shumta, çmimet janë njësoj si edhe vjet, cilësia po ashtu, vetëm se shitjet janë të bllokuara”, - thonë të pakënaqur tregtarët dhe grosistët e këtij malli. Më të shumtët që e blinin këtë lloj malli ishin fëmijët, por këtë vit ata nuk kanë mundur të plotësojnë njërën prej dëshirave të tyre për festat e fundvitit. Ata nuk duan t’ia dinë nëse familja e tyre ka apo jo mundësi të blejë fishekzjarre, por thjesht dinë se duan sa më shumë të tillë për natën e ndërrimit të viteve. Ka edhe disa të tjerë që e kanë menduar që më parë dhe i kanë mbledhur lekët gjatë vitit. Ky vit i ri shihet dobët nga të gjitha anët, kudo tregtarët ankohen se ka mall por jo kërkesa. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe fishekzjarret që vitet e kaluara kanë qenë shumë të kërkuar.

Kriza, amerikanët të kursyer në shpenzime për festat e fundvitit

Kriza ekonomike i ka bërë amerikanët që të shtrëngojnë rripin dhe të mos shpenzojnë aq sa ishin mësuar më parë për festat e fundvitit. Tregtarët thonë se ky është sezoni më i keq i shitjeve në katër dekadat e fundit. Ata kanë ulur çmimet si kurrë ndonjëherë, ndërsa ka edhe blerës që thonë se kanë marrë veshje apo sende të tjera thuajse falas. Fitimi i tregtarëve varet sidomos nga shitjet e fundvitit. Sipas një studimi të kryer, blerjet me shumicë ranë në masën 24 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ato me pakicë në 4 për qind.

28 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›