AMC-ja shpall fituesit e shorteut milionësh
Janë plot 30 000 abonentë të shërbimeve me parapagim të AMC-së si “ALBAKARTA”, “AMCKARTA” dhe “What's Up?!”, që e kanë nisur vitin 2009 me më shumë kohë bisedë falas, apo me më shumë SMS dhe MMS falas, për t’i përdorur me të dashurit e tyre.
AMC-ja organizoi dje, me datë 5 janar, shorteun ku u përzgjodhën edhe fituesit, të cilët do të përfitojnë 1 milion minuta, 1 milion SMS dhe 1 milion MMS. Shorteu u organizua në praninë e një noteri, i cili ndoqi të gjithë procesin e përzgjedhjes së fituesve. Fituesit e 100 minutave kohë bisede falas, të 100 SMS-ve falas brenda rrjetit dhe të 100 MMS-ve falas brenda rrjetit do të njoftohen nëpërmjet një SMS-je që AMC-ja do t'u dërgojë secilit prej tyre. Përveç kësaj, fituesit mund të drejtohen për informacion edhe te www.amc.al, apo mund të telefonojnë te shërbimi i abonentit 139. Shorteu filloi në datën 2 dhjetor dhe u mbyll më tre janar. Pjesëmarrës në shorteun për dhuratat milionëshe mund të ishin të gjithë abonentët me parapagim të AMC-së, të cilët kanë bërë një rimbushje prej të paktën 2 000 lekësh gjatë muajit dhjetor. Ofertat dhe surprizat nuk mbarojnë me kaq. AMC-ja do të vazhdojë t’u sigurojë abonentëve të saj shërbime të reja dhe zgjidhje të përshtatshme komunikimi, duke përmbushur kështu kërkesat e të gjithëve.
6 Janar 2009