E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, skema për shpërndarjen e dëmshpërblimit



Laureta Rryçi

Tiranë - Ministria e Financave është e gatshme të fillojë shpërndarjen e kompensimit për ish-të përndjekurit politikë. Zëvendësministri Sherefedin Shehu thotë se 1100 të përndjekurit e parë do të kompensohen brenda 15 janarit. “Shuma e përfshirë dhe e llogaritur në vendimin e datës 29 dhjetor është 1 miliard lekë, po kaq është shuma që ne kishim parashikuar në buxhetin e vitit 2008. Kjo shumë është transferuar në një llogari të posaçme dhe Ministria e Financave do të hapë tenderin për të zgjedhur një bankë ku do të hapen llogaritë personale të përfituesve”, - deklaroi Sherefedin Shehu, zëvendësministri i Financave. Ngadalësia në kompensim, sipas zëvendësministrit, vjen nga procedurat e hartimit të listave nga Ministria e Drejtësisë. Shuma e parave që përfitohet është një pjesë shumë e vogël e sasisë që pretendohet nga ish-të përndjekurit. “Shuma e këtyre përfituesve, pasi ka dhe disa limite, ligji thotë që do të paguhet me tetë këste, që do të thotë që secili nuk mund të marrë më shumë se 1/8, për të ruajtur kriterin e barazisë dhe të drejtësisë dhe njëkohësisht nuk mund të marrë më pak se 100 mijë lekë dhe më shumë se 1 milion. Pra, ka dhe një limit të sipërm”, - vijoi Shehu. Veç 2 miliardë lekëve të tjera të vëna në buxhet si kompensim për ish-të përndjekurit, në 2009-n kjo shtresë pritet të përfitohet edhe nga privatizimi. Vlera e përfitimit shkon deri në 2 miliardë lekë të tjerë, ndërkohë që fatura e përllogaritur është mbi 15 miliardë lekë. Çdo i dënuar i sistemit komunist shpërblehet me 2 mijë lekë për ditë burgu.
Vendimi
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së datës 29 dhjetor 2008 vendimin për listën e dëmshpërblimit të 1100 të përndjekurve politikë, me një vlerë totale prej 2 miliardë lekësh. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo shumë do të kalojë në llogari dhe do të fillojë shpërndarja e tyre ditët e para të janarit. “Miratimi i vendimit në përputhje me ligjin është kusht i domosdoshëm për disbursimin e kësaj shume, shuma më e madhe që është disbursuar ndonjëherë. Me këtë rast u bëj thirrje të përndjekurve politikë të bëjnë çdo përpjekje për plotësimin e dokumentacionit, e kam fjalën jo për këta 1100, por edhe për të tjerë të mund të përfitojnë sa më shpejt nga fondet që qeveria ka përcaktuar dhe do të përcaktojë për dëmshpërblimin e tyre. Këto 2 miliardë i përkasin këtij viti”, - tha kryeministri Berisha.
Dëmshpërblimi
Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi. Ministria e Drejtësisë, brenda një jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblimin, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim sipas këtij ligji. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan në vlerë të plotë dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
Tërheqja e parave
Dëmshpërblimi financiar i depozituar në llogaritë bankare tërhiqet personalisht nga vetë ish-i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar. Kur ish-i dënuari politik ka vdekur apo vdes para ditës së tërheqjes së kësteve të dëmshpërblimit, shumën e parave e përfitojnë, në pjesë të barabarta takuese, vetëm familjarët e tij, të përcaktuar në nenin 8 këtij ligji. Kur asnjë prej tyre nuk është gjallë, dëmshpërblimi shuhet dhe fondet i kthehen Buxhetit të Shtetit. Banka e nivelit të dytë lejon tërheqjen e të gjithë depozitës nga përfituesit e përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, vetëm pasi ata/ai depozitojnë /depoziton personalisht certifikatën e vdekjes së ish të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë së tij dhe dokumentin, që vërteton se të paktën që njëri prej tyre është gjallë. Banka e nivelit të dytë, në dokumentin përkatës, shënon të dhënat e personit/personave që tërheq/tërheqin dëmshpërblimin, për llogari të vet dhe të të gjithë përfituesve. Një kopje e këtij dokumenti dhe e dokumentit që provon tërheqjen e llogarisë bankare, i bashkëlidhen dosjes individuale në Ministrinë e Financave. Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në kundërshtim me paragrafët e mësipërm të këtij neni, edhe nëse ai mund të autorizohet me prokurë. Ministria e Financave mbikëqyr mënyrën e respektimit të këtij detyrimi ligjor dhe, kur vëren shkelje, e gjobit bankën e nivelit të dytë me gjobë të barabartë sa trefishi i çdo depozite, të shpërndarë në kundërshtim me përcaktimet e këtij neni.

Çelja e depozitës dhe njoftimi

Depozitat bankare që çelen në emër të ish-të dënuarit politik bëhen të disponueshme brenda një jave kalendarike nga çelja e tyre. Ministria e Financave njofton publikisht në media dhe nëpërmjet faqes së vet zyrtare për çeljen e llogarive. Ky njoftim shpallet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në arkivin për këtë çështje.

Afati i vlefshmërisë së depozitës

Depozitat e çelura, në përputhje me nenin 15 të këtij ligji, janë të kërkueshme 3 vjet nga çelja e tyre. Kur brenda 3 vjetëve pranë bankës nuk paraqitet asnjë i interesuar, apo kur të interesuarit nuk plotësojnë kriteret e caktuara në nenin 14 të këtij ligji, llogaria transferohet drejtpërdrejt në Thesarin e Shtetit, sipas një rakordimi paraprak të kryer nëpërmjet bankës së nivelit të dytë dhe Ministrisë së Financave.

Zija Hasem Naile Xhaka 17/2/1956 Nivic, Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 12306 15/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muharrem Shaban Tushe Kamberi 1/1/1911 Kasharë, Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 12341 16/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Llesh Bibe Marë Simoni 26/7/1910 Lezhë Dënim me Burg E papërcaktuar 12205 10/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Vasil Mitro Evanthia Gerbura 16/9/1956 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 3769 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Daut Nexhip Lyme Cekaj 1/1/1980 Peshtan i madh Dënim Kapital E papërcaktuar 3892 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Vangjel Mitro Evantha Gerbura 15/1/1959 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 3770 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Llesh Zef Dile Ndoci 22/3/1941 Lezhe Dënim me Burg E papërcaktuar 3601 13/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Prene Ndue Dile Gera 21/5/1933 Mirditë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3776 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Myftar Liko Qame Demolli 5/12/1923 Bilisht Dënim Kapital E papërcaktuar 3781 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Skënder Sulo Aleko Hoxha 10/1/1940 Vlore Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3593 13/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Eles Alush Sahade Dema 17/7/1987 Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 3598 13/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Petrika Jorgji Afërdita Gjoka 1/1/1945 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 3787 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Yllka Miftar Sheme Hysenagolli 29/8/1937 Dibër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3597 13/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ndue Prend Marë Nikolli 8/10/1910 Kaçinar Dënim Kapital E papërcaktuar 3778 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Emine Malo Ile Hoxha 20/2/1933 Vlore Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3594 13/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kosta Mihal Eftimia Qirjo 2/3/1919 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 3771 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Hysen Abedin Sedija Mersini 15/3/1920 Ersekë Dënim Kapital E papërcaktuar 3784 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Mark Prend Prene Marku 7/12/1905 Mirdite Dënim me Burg E papërcaktuar 3602 13/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qeramedin Riza Makbule Stermasi 16/2/1926 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 12343 16/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Boro Zagoll Nefa Bega 20/5/1932 Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 3599 13/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dilaver Xhezo Mino Çeloaliaj 10/3/1950 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 3828 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Abdi Shaban Hava Dervishi 10/3/1896 Martanesh Dënim me Burg E papërcaktuar 3615 13/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mark Preng Mrice Margjini 15/10/1918 Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 3780 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Kolec Lodovik Andromaqi Shuli 1/1/1933 Durrës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3585 13/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Did Qazim Fatime Çobaj 2/2/1933 Peshtan, Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12344 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jorgo Dhimitri Athina Kiço 15/1/1926 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 3773 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ramadan Ali Lule Azisllari 18/3/1929 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 12376 16/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Fatime Kupe Shefiko Mullai 30/4/1950 Sarandë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3774 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hamit Mehmet Liko Karameta 20/7/1893 Devoll Dënim Kapital E papërcaktuar 3788 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ali Hysen Shkurte Ponari 10/2/1961 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 12387 17/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mark Ded Dile Ndoj 30/9/1928 Lezhë Dënim me Burg E papërcaktuar 12203 10/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Husam Mustafa Ajrije Selfo 27/3/1905 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 12375 17/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Nebi Lyme Xhevahire Hoxha 15/9/1937 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 12388 17/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Haki Dervish Habibe Çela 17/3/1875 Gjergjove Dënim me Burg E papërcaktuar 12352 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ymer Sali Hava Cani 17/7/2008 Labinot Dënim me Burg E papërcaktuar 12353 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Lavdim Avdyl Hyrkë Duro 2/4/1967 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 3785 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Hashim Hysen Mereme Hoxha 1/1/1897 Kruje Dënim Kapital E papërcaktuar 12355 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rexhep Maliq Idrize Telha 17/7/2008 Gumenicë Dënim me Burg E papërcaktuar 12356 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jorgji Kosta Angjello Cukali 15/3/1914 Konispol Dënim Kapital E papërcaktuar 3786 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Jani Dhionis Evridhiqi Arramushi 25/3/1894 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3791 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mir Llazar Polikseni Gjika 17/7/2008 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 12354 16/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Lirjana Neki Sado Kamberaj 12/4/1939 Vlorë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3824 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Demir Xhemal Tushe Kullolli 6/10/1899 Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 12357 16/7/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Albert Llazi Lirika Vako 27/1/1964 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 3792 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muharrem Murat Aishe Canaj 23/5/1932 Filat-Greqi Dënim me Burg E papërcaktuar 3891 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Halo Shuaip Sado Kamberaj 10/8/1936 Vlorë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3825 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhevdet Mustafa Xhiko Ndreu 1/1/1924 Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 3826 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Barjam Llane Farushe Braçe 15/1/1941 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3829 17/3/2008 Mangësi në Dokumentacion

6 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›