AMC-ja ul tarifat e telefonisë, tani flisni më tepër, paguani më pak
Duke filluar nga dita e djeshme (e hënë, 15 shtator 2008), kompania e telefonisë celulare “AMC” deklaroi uljen e tarifave të saj për të gjithë abonentët “Albakarta”, duke përfshirë thirrjet kombëtare dhe ndërkombëtare. AMC-ja tani ndjek një politikë tarifore të bazuar në moton “Fol më shumë, paguaj më pak”. Tarifat ulen në varësi të kohëzgjatjes së bisedës. Sa më shumë flisni, aq më pak paguani. Për shembull, për një telefonatë 3-minutëshe brenda rrjetit, abonenti do të paguajë 63,90 lekë në vend të 112,5 lekëve (43 për qind më pak). Nëse abonenti flet më tepër (një bisedë 5-minutëshe tani kushton 87,90 lekë dhe jo më 187,50 lekë), ai përfiton një ulje më të ndjeshme prej 53 për qind. Dhe nëse flet edhe më tepër (10 minuta), ulja bëhet 61 për qind (147.9 lekë në vend të 375 lekëve). Ulje të tilla janë gjithashtu të vlefshme për thirrje jashtë rrjetit. Me këto tarifa të reja, abonentët “Albakarta” do të flasin më tepër duke paguar më pak dhe do të mund të shijojnë gjithë përfitimet dhe shërbimet e kartës me parapagesë më të famshme në Shqipëri. AMC-ja vazhdon të jetë operatori i parë në Shqipëri, duke qëndruar pranë nevojave të klientit dhe i përkushtuar në përmirësimin e tregut të telefonisë nëpërmjet investimeve në teknologji, produkte dhe shërbime të reja. E angazhuar për të qenë në një linjë me vendet e tjera të BE, AMC-ja premton se do të vazhdojë uljen e tarifave të tjera për gjithë abonentët gjatë muajve në vijim. “AMC” ka kënaqësinë të prezantojë abonentët me parapagesë dhe ata me kontratë me një erë të re: erën e fleksibilitetit. Në këtë erë inovative AMC-ja, për herë të parë në tregun shqiptar, ofron më shumë zgjidhje, tarifa dhe pagesa mujore të ulëta si dhe shërbime të reja. Vëmendja e AMC-së vazhdon të jetë e fokusuar në përmbushjen e kënaqësive dhe nevojave të klientit. Duke filluar nga 1 gushti 2008, AMC-ja krijoi 3 paketa biznesi të quajtura “Corporate plus” dhe 5 programe të reja të bashkangjitura që mund të kombinohen me gjithë programet e biznesit. Këto programe të kombinuara i reduktuan pagesat mujore deri në 21 për qind, rritën kohën e bisedës falas deri në 50 për qind dhe reduktuan tarifat deri në 63 për qind. Në këtë mënyrë, AMC-ja përcjell vlerat më të mira te abonentët e saj dhe rikonfirmon principet e saj themelore si fokusi ndaj klientit, risitë, fleksibiliteti, transparenca dhe tarifat e favorshme duke shtuar këtu dhe rrjetin, mbulimin, cilësinë e shërbimet më të mira.
16 Shtator 2008