Media italiane, jehonë të gjerë pranisë së presidentit shqiptar

Ervin Koçi
Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, në edicionin e 72-të të një prej panaireve më të rëndësishme të Mesdheut, “Fiera del Levante”, që mbahet çdo vit në Bari, ka pasur një pasqyrim mbresëlënës në median italiane. Takimi i presidentit Topi me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni dhe përshëndetja e vlerësimi i veçantë i bërë nga Berluskoni gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes për kreun e shtetit shqiptar kanë qenë preludi i lajmeve dhe artikujve të medias italiane. Në televizionet qendrore e lokale italiane, si dhe në veçanti në gazetat kryesore italiane si, “Corriere della Sera” dhe “Gazzeta del Mezzogiorno” i është dhënë një fokus qendror bisedimeve me zyrtarët italianë rreth investimeve italiane në Shqipëri dhe evoluimit të projekteve të Korridorit të 8-të.
Artikulli në “Gazzetta del Mezzogiorno”
Kjo gazetë italiane shkruan ndër të tjera: “Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka marrë pjesë ne ceremoninë e inaugurimit të edicionit të 72-të të ‘Fiera del Levantes’, duke u dëgjuar dhe përshëndetur me gjithë nderimet që parashikon protokolli. E drejtpërdrejtë për të dhe përshëndetja e Berluskonit; edhe më e përzemërt pritja që iu rezervua nga guvernatori i Pulias, Nichi Vendola dhe nga presidenti rajonal, Pietro Pepe, në Pavijonin e Rajonit të Pulias, ku është ngritur dhe një ekspozitë mbi historinë e raporteve mes Italisë dhe Shqipërisë”. Kujtimet e rinisë i kanë shërbyer presidentit Topi për të treguar se sa shumë kanë ndryshuar në vitet e fundit raportet mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe sa shumë janë reduktuar largësitë mes dy brigjeve të Adriatikut. Me ndërprerjen që prej 7 vitesh tashmë të fluksit të klandestinëve shqiptarë drejt Pulias, vendi i shqiponjave, paravendos të tjera objektiva që lidhen me ‘tregun njerëzor’: lufta e përbashkët kundër kriminalitetit që administron trafiqet e paligjshme mes dy brigjeve të Adriatikut, dhe anulimi i ‘vizës’ diplomatike për qarkullimin e shtetasve shqiptarë në BE. Së fundmi, investimet ekonomike: sipërmarrjet, biznesi. “Tani në Shqipëri mund të investohet në të njëjtën mënyrë si në Itali”,- ka këmbëngulur presidenti Topi. Një aspekt mbi të cilin është ndalur edhe Vendola, i cili ka folur për “shkëmbime të barabarta” tashmë, vetëm 17 vjet pas ardhjes në Bari të anijes nga Vlora me 20 mijë refugjatë. “Tani, ka nënvizuar guvernatori – diskutojmë jo vetëm se çfarë mund të japim ne, por edhe se çfarë mund të marrim”.
Artikulli në “Corriere della Sera”
Kjo gazetë shkruan ndër të tjera: “Për të nderuar të ftuarit, ka qenë vetë kryeministri Berluskoni, që para se të niste fjalimin e tij, ka shprehur vëmendje të veçantë për drejtuesit e shteteve të dy vendeve ballkanike, ashtu si dhe për Presidentin e Shqipërisë. Pak fjalë, por të qarta, për të nënvizuar mundësinë e re të “ekspansionit të ndërmarrjeve/sipërmarrjeve tona në këto vende ballkanike të udhëhequr prej kohësh nga sistemi komunist”. Kështu, urimet i drejtohen drejtpërdrejt miqve të huaj: “Urime, që vendet Tuaja të mund të zhvillohen në shumë pak kohë”.
Edicioni në Bari
Ky edicion i 72-të i panairit më të rëndësishëm mesdhetar ekonomiko-tregtar, motoja e të cilit këtë vit ishte “Kombet e Bashkuara të Biznesit” dhe që shërben si një urë lidhëse për shkëmbime tregtare dhe për tregje të reja, u hap nga Kryeministri italian Silvio Berluskoni. Gjatë ceremonisë së hapjes së “Fiera del Levantes”, Presidenti Topi u takua me Kryeministrin Berluskoni, i cili në fjalën e tij përshëndeti posaçërisht praninë e kreut të shtetit shqiptar duke u shprehur se “e konsiderojmë Shqipërinë si një treg të rëndësishëm për prodhimet tona”. Gjithashtu, kreu i shtetit u takua dhe shkëmbeu mendime e ndau pikëpamjet edhe me Kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, me Presidentin e Provincës së Puljas, Vinçenco Divela, me Kryetarin e Bashkisë së Barit, Mikele Emiliano, me Presidentin e “Fiera del Levante-s”, Kosimo Laçirinjola si dhe me mjaft personalitete, drejtues dhe përfaqësues të spikatur të biznesit italian dhe mesdhetar. Pasi përuroi pavijonin e titulluar në mënyrë mjaft kuptimplote “Mes Shqipërisë dhe Pulias”, presidenti Topi pati një takim të veçantë me presidentin e rajonit të Pulias, Niki Ventola dhe autoritet e larta pulieze, gjatë të cilit u shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme të Italisë, vlerësimin e lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe historike mes dy popujve tanë. Në këtë takim, kreu i shtetit, pasi vuri në pah arritjet dhe ndryshimet pozitive të Shqipërisë, nënvizoi nevojën për intensifikim të mëtejshëm të shkëmbimeve tregtaro-ekonomike në fusha si energjetika, turizmi, bujqësia etj. dhe rëndësinë e Korridorit të 8-të, duke vënë në pah kushtet dhe mundësitë shumë të mira që ofron vendi ynë me rritjen e tij ekonomike dhe sistemin e favorshëm fiskal për investime të huaja. Në këtë pikë, presidenti Topi ftoi investitorët italianë të rrisin akoma edhe më tepër praninë e tyre në Shqipëri. Nga ana e tij, presidenti rajonal puliez, Vendola, theksoi ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve nga ato fillestare të asistencës dhe dhënies së përvojës, në marrëdhënie të qarta partneriteti në fusha të ndryshme si ajo shëndetësore, të energjisë, të turizmit e bujqësisë, në shkëmbimet arsimore dhe kulturore dhe në modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe portuale. “Vlerësojmë faktin që ka një binjakëzim mes Barit dhe Durrësit dhe vlerësojmë në mënyrë të posaçme influencën tuaj, zoti president, rolin tuaj dhe mesazhet që keni dhënë, qoftë gjatë vizitës suaj që keni bërë në Shqipëri, ku është e dukshme fryma e mesazhit është pjesë e realitetit që po jetojmë në ditët tona. Por projekti më i rëndësishëm për shqiptarët, që është pjesë e rëndësishme edhe për qytetarët e Italisë, është lufta kundër kriminalitetit, është lufta për të jetuar në paqe dhe kjo betejë po fitohet çdo ditë nga të dy anët e interesave të vendeve tona”, - është shprehur Topi në këtë takim. Nga ana e tij, Vendola është shprehur se Shqipëria është një vend që Pulia dhe puliezët e kanë shumë për zemër. “Në tre vjet e gjysmë kërkuam që të hapej në Europë beteja politike për të mbështetur nevojën e unifikimit të gjithë zonës ballkanike”, - është shprehur në fjalën e tij Vendola. Më tej në këtë takim me Topin, ai është shprehur se Ballkani është një pjesë e rëndësishme e procesit të bashkimit të Europës së re.
Vizita
Vizita e presidentit Topi në Pulia është mbyllur me një dolli për një miqësi të gjatë mes këtij rajoni dhe Shqipërisë. Topi, i shoqëruar nga presidenti i “Fiera Del Levante”-s, zhvilloi një vizitë në ekspozitën ikonografike, në të cilën dëshmohej prania e Pulias në Shqipëri mes viteve 1939-1943. Duke pritur presidentin Topi, Pepe është shprehur se raportet mes Shqipërisë dhe Pulias janë “të një miqësie të madhe, të bashkëpunimit të ngushtë dhe veçanërisht intensive në shumë sektorë”. Ai ka uruar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej, mes vendeve që i ndan Adriatiku, kjo edhe falë edhe kontributit ekonomik që Bashkimi Europian siguron përmes projekteve Interreg. Topi nga ana e tij e falënderoi presidentin e panairit për mikpritjen dhe gjatë fjalës së tij ka prekur edhe çështjen e integrimit të vendit në NATO dhe BE. “Prania shqiptare do të intensifikohet më tej nëse kalohet dhe pengesa e vizave”, - është shprehur Topi.
Shkurt///////////////
Ligji për TVSH-në, përjashtohet nga taksimi shtypi i huaj periodik
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje projektligjin, “Për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar". Ndër ndryshimet në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", në këtë projektligj parashikohet shtyrja deri në 12 muaj e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë dhe pajisjet që importohen. Në ligjin e mëparshëm ky afat ishte vetëm 6 muaj. Ndërkohë komisioni i Ekonomisë u shpreh pozitivisht edhe për heqjen e TVSH-së për gazetat dhe revistat e huaja, si dhe për mallrat apo shërbimet e kryera nga organizata jofitimprurëse, që janë në ndihmë të shtresave në nevojë, për furnizim mallrash e shërbimesh për trajtim mjekësor ose dentar, furnizim për mbrojtjen e kujdesit ndaj fëmijëve, ose të moshuarve.
Rritja e stabilitetit financiar, BSH-ja forcon masat
Zhvillimi i shpejtë i sistemit bankar, konkurrenca e madhe që po e karakterizon atë kohët e fundit, rendja e bankave për të zënë treg, po dikton nevojën për një kujdes më të madh nga ana e Bankës Qendrore. Në këtë kuadër, BSH-ja ka marrë një sërë masash për të rritur kujdesin në drejtim të stabilitetit të sistemit, një prej të cilave është dhe lançimi i një pakete rregullatore. Ekspertë bankarë, thanë se në thelbin e saj paketa synon një disiplinim më të mirë të sistemit bankar në drejtim të vlerësimit të rreziqeve që lidhen me kredinë, penalizimin e bankave kur shtohen kreditë me probleme, nxitjen e kreditimit në monedhën kombëtare si dhe rritjen e transparencës dhe sqarimit të klientelës për çdo produkt apo shërbim. Të gjitha këto masa, bën të ditur BSH-ja, janë pasqyruar në disa prej vendimeve të marra në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës dhe kanë të bëjnë me rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e degëve të bankave të huaja”, “Në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit”, “Për administrimin e rrezikut të kredisë”, “Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga bankat dhe degët e bankave të huaja” dhe “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”. Në vendin tonë operojnë 17 banka të nivelit të dytë, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme bankare në të gjithë vendin, por shërbimi i huadhënies mbetet më i preferuari për shumë klientë.
16 Shtator 2008