E Shtunë, 31 Tetor 2026

I çmenduri shkatërron shtëpinë, denoncohet nga e ëma



SHIJAK – Një 39-vjeçar me probleme mendore, ka shkatërruar banesën e tij, gjë që ka detyruar të ëmën të kërkojë ndihmën e policisë, e cila më pas ka mundur që ta ndalojë. Pas verifikimeve të para, kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj tij. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se dy ditë më parë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me dashje” në ngarkim të shtetasit Arben Mici, lindur dhe banues në Shijak. Për fillimin e procesit ndaj tij u bë shkak një kallëzim i bërë në polici nga nëna e tij, shtetasja D. M., e cila pretendon se i biri, i cili paraqet edhe probleme të shëndetit mendor, rreth orës 06.00 të dy ditëve më parë, ka thyer xhamat e dritareve dhe dëmtuar të gjitha dyert e banesës në të cilën jetojnë së bashku.

Arrestohet shkaktari i plagosjes së një 25 - vjeçari

ELBASAN - Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë 40-vjeçarin Nikolla Kallajxhiu, i cili në orët e para të mëngjesit të së hënës goditi me mjete të mprehta, pas një zënke për motive të dobëta, 25-vjeçarin me iniciale A. B. I plagosuri ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë, me rrezik për jetën. Kallajxhiu u arrestua vetëm pak minuta pas krimit dhe është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Elbasanit, në pritje të hetimit për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Policia po përgatit dosjen për ta kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e rrethit të Elbasanit.

16 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›