Policia shqiptare u kthen makinat e vjedhura shtetasve të huaj
Tiranë - Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, bazuar në aktmarrëveshjet përmes përfaqësuesve të policive të huaja në ambasadat përkatëse në Tiranë, ka realizuar veprimet hetimore dhe procedurale për kthimin e automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, por të sekuestruara në kryeqytet. Dje u mundësua ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Tiranës për kthimin e automjeteve në shtetet ku ato janë vjedhur. Më konkretisht: Automjetet tip “Fiat Punto” me targë 560 AFZ dhe tip “Renauld Espace” me targë 1130 XH 76. Këto dy automjete iu dorëzuan nëpërmjet asistencës së dhënë nga përfaqësues të Policisë franceze në Tiranë, pronarit të ligjshëm. Po ashtu, në bashkëpunim edhe me Ambasadën Daneze e atashuar në Tiranë, specialistët e seksionit Kundër Trafiqeve kanë mundësuar ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për sekuestrimin e automjetit tip “Benz Mercedes” me targë DJ 79395, automjet i cili rezulton i vjedhur në Norvegji në vitin 2007, në pronësi të një kompanie sigurimesh atje. Aktualisht, nga seksioni Kundër Trafiqeve, vazhdon puna intensive për plotësimin e dokumentacionit të mjeteve të sekuestruara, duke bashkëpunuar me misionin Interforcë të Policisë Italiane, me qëllim kthimin e disa automjeteve të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilat janë bllokuar e sekuestruar në Tiranë.
Ndalohet 21-vjeçari, iu gjet në makinë gjatë kontrollit një pistoletë
Tiranë – U kap me pistoletë, ndalohet nga policia. Burimet policore thanë për gazetën se shërbimet e Komisariatit Nr. 2 Tiranë morën masën e menjëhershme të arrestit në flagrancë të shtetasit Gjergji Linadi, 21 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë. Ky shtetas përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë, pas një kontrolli të imtësishëm në banesë, ju gjend një pistoletë tip “TT”, së bashku me një krehër me 7 fishekë. U kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
16 Shtator 2008