E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me dhunë në Durrës, arrestohen dy të dyshuar



DURRËS - Dy të rinj janë ndaluar nga forcat blu të Durrësit, pasi janë të dyshuar për vjedhje me dhunë. Burimet zyrtare të policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se janë shoqëruar në polici shtetasit Taulant Hoxha dhe Sokol Idrizi, të dy nga Durrësi, pasi ata dyshohet se kanë rrahur një 28-vjeçar, të cilit i kanë vjedhur atij aparatin celular të tipit “Nokia” së bashku me kartën. Sipas tyre, ngjarja ndodhi tri ditë më parë në qytetin bregdetar. Ndalimi i tyre ndalimi i Hoxhës dhe Idrizit është bërë të dielën në mbrëmje, rreth orës 21:30 në një nga baret e qytetit dhe se tani të gjitha materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit.

Ndalohen në port dy shtetas me dokumente false

DURRËS - Një kosovar dhe një shqiptar janë ndaluar nga forcat e policisë portuale teksa po tentonin të kalonin për në shtetin fqinj të Italisë. Arrestimi i tyre u bë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me anë të dy pasaportave zvicerane, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. Burime zyrtare të policisë informojnë se mbrëmjen e dy ditëve më parë, rreth orës 23:50 janë ndaluar shtetasit Zejnuall Shehu, lindur e banues në komunën e Kamenicës në Kosovë dhe Driton Piro, banues në komunën e Vitisë në Pozharan, por me kombësi shqiptare. Pas ndalimit, policia bëri sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të lejeve të qëndrimit dhe të pasaportave dhe se ndaj tyre ka filluar ndjekja penale për falsifikim dokumentesh.

16 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›